Duke mos pasur asnjë mundësi për dicka më të mirë si një person i diplomuar tashmë, ajo vijon të punojë si një studente e dikurshme katër vjet pas diplomimit, me shpresën për t’u bërë punonjëse social, Beatriz Biota nuk mundet ende të lëvizë nga shtëpia e prindërve të saj.
Ecuria e rënies më të keqe në historinë demokratike të Spanjës po shkatërron një brez të etur punëkërkuesish të cilët ose nuk mund të gjejnë asnjë punë ose ajo që gjejnë nuk mjafton për të jetuar. Rreth një në katër spanjollë kanë mbetur pa punë edhe pasi ekonomia tregoi një vit rritje, sipas të dhënave qeveritare.
Ndërkohë që ajo norma po bie ngadalë, shenjat që vendet e punës po ‘rigjallërohen’ në ekonominë e katërt më të madhe të rajonit të euros nuk mund të sigurojnë stabilitet të mjaftueshëm për ata që kërkojnë pavarësi financiare. Së bashku me Biota, e cila po mjaftohet me pagën e saj mujore prej 350-euro (471 dollarë), 76 përqind e spanjollëve në moshën e saj ose më të rinj jetojnë me familjet e tyre.
Norma e papunësisë së vendit ra në 24.5 për qind në tre muajt deri në qershor nga 25.9 për qind në tremujorin e kaluar, referoi instituti kombëtar i statistikave të Spanjës në Madrid. Ndërkohë që kjo shifër është më e vogël se vlerësimi mesatar prej 24.9 për qind në një sondazh të Bloomberg Neës, ajo mbetet norma e dytë më e lartë në Bashkimin Evropian pas Greqisë.