Një herë e një kohë të dremisje në punë konsiderohej tabu. Të mbyllësh sytë për disa minuta në punë, të bën mirë dhe gjithë ata që kanë menduar të kundërtën, kanë gabuar.
Sot, gjithnjë e më shumë kompani janë duke nxitur punonjësit të dremisin në punë. Dhe kjo është një praktikë e zgjuar. 29 për qind e punonjësve raportojnë se në disa momente ata janë shumë të përgjumur në punë. Mungesa e gjumit i kushton SHBA-së 63 miliardë dollarë në vit në humbje rendimenti. Një studim i Universitetit të Kalifornisë thotë se 15-20 minuta dremitje është gjithçka që duhet për të karikuar bateritë dhe për të vijuar punën me energji.
Madje thuhet se të çlodhesh dhe të dremisësh në ambientin e punës të bën më produktiv. Për këtë motiv, në kompanitë amerikane ka lindur nap room, që fjalë për fjalë do të thotë dhoma e çlodhjes. Nap rooms janë hapësira të vërteta çlodhëse për punonjësit.
Sipas studimit, punëmarrësit që çlodhen pasdreke në ambientin e punës bien më pak pre e stresit dhe kanë më shumë rendiment (e rëndësishme është që të mos e ekzagjeroni). 20 minuta çlodhje do të rriste me 40 për qind kreativitetin dhe 30 për qind performancën në punë.
Nap room krijon pashmangshmërisht një mjedis mirëqenieje psikofizike. Ndoshta jo të gjithë e dinë se ndër të parët që e ka kuptuar se të dremisësh në ambientin e punës të bën vërtet mirë është edhe Google. Nuk mund të mos përmendim edhe lajmin se rendimenti i punonjësve përmirësohet nëse në ambientin e punës ka edhe kafshë.
*Nap room – Google
Gjetje të tjera interesante të këtij studimi: dremitja në punë rrit përqendrimin dhe përmirëson kujtesën, redukton mundësinë për t’u sëmurë dhe si rrjedhojë të mungoni sa më pak në punë, po ashtu rrit predispozitën për të bashkëpunuar.