Po sikur dielli të ishte një drogë, pikërisht sic është heroina që të con në vartësi fizike? Hipoteza zhvillohet nga kërkuesit e universitetit të Harvard të cilet mbështesin teorinë se ekspozimi kronik në diell përkundrejt rrezeve ultraviolet provokon clirimin e endorfinës, ‘hormoneve të mirëqënies’ prodhuar nga truri ynë dhe me një aktivitet të fuqishëm në lehtësimin e dhimbjeve dhe stimulues, me një veprim të ngjashëm me morfinën dhe substancave të tjera me veti të ngjashme.
Në këtë mënyrë nuk do të jemi më në gjëndje të rrimë pa diell, për ndjesitë e pëlqyeshme që na jep dhe do të bëhemi të varur si të ishte një substancë narkotike.
Teorinë e konfirmojnë disa teste të kryer mbi minj të eksopzuar prej gjashtë javësh ndaj rrezeve UV, sikundër shpjegohet në një studim të publikuar në revistën Cell: në fund të eksperimentit minjtë, njësoj si të varurirt nga droga, demonstruan shenja dhe sjellje tipike të vartësisë fizike.