Të festosh dy herë Vitin e Ri…

31/12/2018 8:47 PM 0 komente
Suedi & Finlande

Ndër gjithë festat gjatë vitit, ardhja e Vitit të Ri është ndër më të bukurat. Kudo që të festoni, brenda vendit apo jashtë tij, në një metropol apo në një vend të vogël, atmosfera është magjike dhe spektakolare.

Por në disa vende në botë, gjithçka është e jashtëzakonshme. Nuk është e nevojshme të fluturoni nga Tokio në Las Vegas për të festuar dy herë Vitin e Ri në një mbrëmje të vetme

Po flasim për të ashtuquajturat “time zone”.

Suedi dhe Finlandë

Në Lapland, Finlandë, është një qytet i ndarë në dysh. I njohur si Karesuando në Suedi dhe si Karesuvanto në Finlandë është një mikrokozmos i akullt ku mund të festoni Vitin e Ri dy herë. (Diferenca e kohës mes dy shteteve është veç një orë. Ju mund të ngrini një dolli në bregun lindor të lumit Muonio dhe pastaj të përshkoni urën më këmbë për në Suedi, për të festuar sërish.

 

Zelandë e Re dhe Ishujt Cook

Zelanda e Re është një ndër shtetet e para në botë që feston ardhjen e Vitit të Ri. Prej këtu ju mund të merrni avionin dhe të fluturoni në mëngjes në Rarotonga, në ishujt Cook, në anën e kundërt të ndryshimit të datës, në jug të Paqësorit (edhe pse të dyja janë në juridiksionin e Wellington), katër orë me avion.

 

Spanjë dhe Portugali

Mes Spanjës dhe Portugalisë, diferenca është një orë. Ju mund të organizoni disa ditë pushimesh në Estremadura, të kaloni fundvitin në Badajoz dhe në 20 minuta të kaloni kufirin dhe të shkoni në qytetin portugez Elvas, i cili ndodhet në rrugën që të çon nga Madridi në Lisbonë.

 

Tajlandë dhe Malajzi

Në Azi, mund ta festoni Vitin e Ri duke kaluar kufirin mes Tajlandës dhe Malajzisë. Diferenca e kohës mes dy vendeve është veç një orë. Ju mund të merrni një varkë nga ishulli malajzian Langkaëi drejt ishujve tajlandezë Thammalang apo Ko Lipe.

 

Kaliforni dhe Nevada

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ju mund të festoni Vitin e Ri dy herë nëse kaloni kufirin nga Kalifornia në Nevada. Diferenca e kohës mes dy shteteve është një orë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of