Të huajt që punojnë në sektorin e hidrokarbureve, do të jenë të detyruar që nga 1 janari të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, ndryshe nga deri tani, ku ata ishin të përjashtuar.
Në bazë të një dekreti të miratuar, që në vitin 2004: “Punonjësit e huaj të kontraktuesit dhe nënkontraktuesve të tij përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat personale që sigurohen nga operacionet e naftës.”
Në atë kohë në fuqi ishte sistemi I përshkallëzuar I tatimit mbi të ardhurat, ku kufiri më I lartë ishte paga mbi 40.000 lekë në muaj, që tatoheshin 6600 lekë plus 30 përqind të shumës mbi 40.000.
Sipas relacionit të financave, për arsye të norms së lartë të tatimit mbi të ardhurat personale dhe nevojshmërisë së stimulimit të zhvillimitekonomik të sektorit të hidrokarbureve, dhënia e këtij përjashtimi tatimor, në atë kohë, ka qënë I bazuar dh eargumentuar. Kjo lehtësi fiskale ka qënë, dhe ende I është ofruar, vetëm sektorit të hidrokarbureve me synimin e uljes së kostos së marrjes së punonjësve të huaj të kontraktuesit dhe nën kontraktuesve të tij për operacionet e kushtueshme të naftës.
Tashmë që sektori I hidrokarbureve ka arritur fazën e zhvillimit të qëndrueshëm, Ministria e Financës propozon ndërmjarrjen e iniciativës ligjore për shfuqizimin e pikës 4 të Dekretit të Presidentit nr.782, për të siguruar kështu, trajtimin fiscal të barabartë për të gjithë sektorët e ekonomisë.
Sektori i hidrokarbureve për vet specifikën e tij ka një kuadër të plotë ligjor e nënligjor në të cilin është e përcaktuar tërësia e veprimtarisë së operatorëve në hidrokarbure, përfshirë dhe trajtimin fiskal.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.