Të jesh lider i suksesshëm do të thotë që…

06/04/2018 12:37 PM 0 komente

Përshtypja e parë është shumë e rëndësishme, prandaj mundohuni që të lini një përshtypje sa më të mirë në momentin e parë që prezantoheni, aq më shumë nëse jeni në pozicionin e një lideri. Njerëzit do të krijojnë më lehtësisht simpati ndaj jush dhe mbi të gjitha do të kenë besim tek ju, prandaj mundohuni që ta nisni me këmbë të mbarë.

Që të kapërceni vështirësitë e ndryshme që mund t’ju dalin përpara në rrugën drejt suksesit dhe mbi të gjitha që të fitoni betejën e të qenët një lider i suksesshëm ju duhet që të ndiqni 10 strategjitë e mëposhtme:

Mos bëni premtime të cilat nuk i mbani dot

Është shumë mirë të thoni që një gjë nuk e përmbushni dot sesa ta merrni përsipër dhe ta zvarrisni për një kohë të gjatë dhe të mos ta përfundoni kurrë. Nëse merrni përsipër përfundimin e një detyrë të caktuar, këshillohet që të caktoni afatet në të cilat duhet ta përfundoni atë dhe idelaja do të ishte që ta dorëzonit përpara këtij afati të përcktuar.

Vizioni i biznesit

Për të pasur sukses për një kohë të gjatë, ju duhet të kuptoni deri në detajet më të vogla vizionit e biznesit tuaj. Bëni kërkime, studime, zbuloni elementët krysorë që ndikojnë në performancën e kompanisë tuaj, për të pasur një rezultat sa më të mirë ditë pas dite.

Mbani përgjegjësi për gabimet tuaja

Të gabosh është njerëzore, port ë marrësh përsipër përgjegjësitë në këto raste është dallimi midis profesionistëve dhe atyre që nuk janë të tillë. Marrja përsipër e përgjegjësive tuaja dhe mbi të gjitha pranimi i gabimeve të mundshme, është një ndër hapat më të rëndëishëm që do t’ju ndihmojë në korrigjimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

Ruani qetësinë

Krizat ndodhin dhe sado që të mundoheni nuk mund të arrini që t’i parandaloni, pandaj këshillohet që në këto raste të ruani qetësinë dhe të mundoheni të gjeni zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Fokusohuni në ato gjëra që bëni më mirë

Të filloni punë në një kompani të re ku gjithçka është e panjohur, mund t’ju bëjë të ndiheni si peshku pa ujë. Por në rolin e një lideri, çdo gjë ndryshon sepse jeni ju që duhet të sillni me vete sjelljen dhe kulturën e një lideri të vërtetë dhe atë ta injektoni edhe në kompaninë e re ku do të filloni punë. Fillimi sigurisht që nuk do të jetë i lehtë por mundohuni ta prezantoni veten në mënyrën më të mirë të mundshme që ditën e parë dhe të krijoni një mjedis pune dhe një kulturë kompanie në të cilën do të donit të punonit edhe ju vetë pot ë ishit në rolin e punonjësit.

Përmirësohuni

Të jesh lider nuk do të thotë që nuk ke të meta, dhe është pikërisht ky një prej hallkave ku pjesa më e madhe e liderave çalojë, sepse ata mendojnë se janë të pagabueshëm dhe nuk kanë se çfarë të ëprmirësojnë tek vetja e tyre si lider.  Por nuk duhet të harroni se i gjithë procesi i lidershipit është një proces i vazhdueshëm të mësuari.

Mos u lavdëroni

Në vend që të lavdëroheni vazhdimisht për arritjet tuaja, përpiquni që të shndërroheni në një pjesë të pazëvendësueshme të kompanisë suaj dhe pastaj vetë puna dhe arritjet tuaja do të jenë ato që do të nxjerrin në pah ato që keni arritur.

Mundohuni të jeni fleksibël

Cilësi të tilla si ato të të qenët fleksibël dhe një njeri ku anëtarët e tjerë të skuadrës mund të mbështeten duke pasur besim të plotë, janë disa prej cilësive më të kërkuara në botën e biznesit, sidomos në etiketimin e një lideri.

I gjithë rrugëtimi i suksesit është një proces i vazhduëshëm të mësuari

Investimi në vzhdimësi në zhvillimin tuaj profesional është një prej faktorëve kyçë në rrugën tuaj drejt biznesit. Një gjë e tillë jo vetëm që do t’ju rrisë juve akoma edhe më shumë nga ana profesionale por edhe do t’ju ndihmojë që të ecni me hapin e kohës dhe njëkohësisht me hapin e zhvillimeve teknologjike.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of