A do të jetë elektrike e ardhmja e makinës?

04/04/2018 3:11 PM 0 komente

150.000 njësi të reja në vitin 2017, Norvegjia dhe Franca në krye

 

Numri i automjeteve elektrike që qarkullojnë në Europë arriti në gjysmë milion në 2017-n, me 150.000 njësi të reja të shitura gjatë vitit. Vendi europian me më shumë njësi makinash elektrike në vitin 2017 është Norvegjia (33.791, 17,2% e shitjeve totale në vit), ndjekur nga Franca (30.921, 1,2%), Gjermania (28.493, 0,8%) dhe Britania e Madhe (14.681, 0,5%). Këtë e bën të ditur Shoqata Kombëtare Franceze për Lëvizshmërinë Elektrike.

Në vitin 2017, numri i njësive të reja të automjeteve elektrike 100% në Europë arriti 149.086, në rritje me 43,9% krahasuar me 2016-n. Këto automjete përbëjnë 0,9% të tregut (në 2016, ishin 0,6%). Për momentin, në Europë qarkullojnë 501.798 automjete elektrike.

Edhe Holanda ka bërë hapa para, në vend të pestë me 8.000 njësi të reja, 1,73% e shitjeve. Italia është pas me rreth 2.500 njësi të reja, edhe pse në rritje krahasuar me 2.000 njësi në vitin 2016.

Klasifikimi i 12 automjeteve elektrike më të shitura në Europë gjatë vitit 2017

1 – Renault Zoe (31.302)
2 – Nissan Leaf (17.293)
3 – BMW i3 (14.785)
4 – Tesla Model S (14.319)
5 – Volkswagen e-Golf (12.663)
6 – Tesla Model X (10.396)
7 – Nissan e-NV200 (4.419)
8 – Smart ForTwo (4.239)
9 – Renault Kangoo ZE (4.232)
10 – Volkswagen e-Up! (2.981)
11 – Opel Ampera-E (1.942)
12 – Smart ForFour (1.423)

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz