Të largohesh nga një pozicion i caktuar, madje edhe një që e dashuroni, të vë në një situatë të vështirë dhe ndonjëherë edhe te ngarkuar emocionalisht. Si me shumicën e situatave të ndërlikuara sociale, kjo nënkupton qe ju duhet të komunikoni më shpesh dhe më formalisht se sa sa do ju duhej në një situatë të rastit. Shumica e kompanive bien dakord se një minimum dy javor njoftimi është i nevojshëm ndërsa mendoni të jepni dorëheqje nga pozita aktuale. Nëse jeni një punonjës me njohuri të çmuaa, menaxhoni njerëz, ose keni punuar me kompaninë më shumë se pesë vjet, ju duhet të merrni parasysh të njoftoni shumë më parë- edhe më shumë se një muaj një muaj, nëse është e mundur dhe nëse keni marrëdhënie të mira me kompaninë. informacioni-
Në përgjithësi, menaxherët vlerësojnë takimin ballë për ballë, ndërsa I jepni lajmin e largimit tuaj. Të largoheni me një email apo mesazh zanor është ekuivalente me prishjen e një romance duke lënë një shënim në xhamin e makinës. Për këtë arsye, ju duhet të punoni shumë për të shmangur kohën e dorëheqjes ndërsa mbikëqyrësi juaj gjendet jashtë qytetit. Shumica e kompanive kërkojnë një letër zyrtare që tregon datën e largimit tuaj si pjesë e procesit të dorëheqjes.
Zyrat e burimeve njerëzore ia bashkangjisin letrën dosjes për të dokumentuar se dorëheqja juaj ishte vullnetare. Do të ishte një ide e mirë, edhe pse nuk kërkohet, të shtoni një apo dy fraza në letrën ku shprehni kënaqësinë tuaj për kohën që keni punuar me kompaninë dhe falënderimin drejtuar mbështetjes së menaxherit gjatë punësimit tuaj. Nëse kjo është e vërtetë, është një gjë e bukur për tu shkruajtur, dhe nëse nuk është e vërtetë, ju do të linit një përshtypje të hirshme të fundit.
Një nga gjërat më të mira që ju mund të bëni në ditët tuaja të fundit në detyrë është të krijoni planin për të kthyer përgjegjësitë tuaja. Shpenzoni pak me organizimin e tavolinës suaj dhe dosjet tuaja. Bëni një listë të projekteve të pazgjidhura dhe afateve të tyre, së bashku me kontaktet e klientëve ose shitësve kryesor. Këto burime do të jenë të paçmuara për mbikëqyrësit tuaj dhe zëvendësimin tuaj. Ofrohuni të trajnoni punëtorin e përkohshëm që ka zgjedhur mbikëqyrësi juaj dhe ti tregoni ati se si e keni organizuar punën tuaj. Ju gjithashtu mund të ofroni të hartoni një plan për të njoftuar klientët për largimin tuaj, edhe pse kompania mund të dëshirojë ta menaxhojë vetë këtë process.
Teksa jeni duke u larguar, rezistoni ndaj tundimit për ti dhënë kujtdo opinionin tuaj. Ju kurrë nuk gaboni ndërsa tregoheni të përzemërta me të gjithë. Në fakt, kjo është koha perfektë për ndrequr lidhjet – ti tregoni njerëzve se çfarë admironi ose vlerësoni rreth punës së tyre. Ju nuk keni pse të tregoheni i ‘papërmbajtur’; thjeshtë ‘Jean, unë e di që ne nuk kemi rënë dakord gjithmonë mbi çështje të ndryshme, por gjithmonë e kam admiruar përkushtimin tuaj në punë, dhe dëshiroja t’jua them përpara se të largohem’.
Një arsye shumë e mirë për tu larguar në marrëdhënie të mira me bashkë-punëtorët tuaj është se ju kurrë nuk e dini nëse do të takoheni përsëri. Mbikëqyrësi apo bashkëpunëtori juaj mund të ndryshojë kompani dhe të jetë në një pozicion vendim-marrje në lidhje me punësimin – apo mund të bëhet shefi juaj i ri. Nëse ju largoheni nga puna aktuale ‘në paqe’, bashkëpuntorët tuaj do ju kujtojnë si një person me klas. Përshtypjet e fundit mund të jetë po aq kritike sa përshtypjet e para në një detyrë.