Librat janë rruga me të cilën e shkuara komunikon me ne. Dhe librat janë rruga që ne komunikojmë, përmes kulturave dhe kufijve kombëtarë, përmes linjave shoqërore dhe ndarjeve klasore. Librat na lejojnë të hyjmë në një botë tjetër dhe ja çfarë përfitimesh mund të keni:
Do të mësoni të flisni bukur
Leximi është rruga më pa mundime për të përmirësuar fjalorin tuaj, shqiptimin dhe aftësitë gramatikore. Lexoni më shumë, dhe do të keni mundësi të qeshni nën zë, kur shokët tuaj postojnë statuse të përditësuara në Facebook, me gabime skandaloze. Ju mund të korrigjoni përdorimin e gabuar që u bëjnë ata fjalëve të zakonshme. Mund të jeni “tirani” gramatikor, që keni ëndërruar gjithmonë të jeni.
Do të bëheni një njeri më i këndshëm.
Ti ndofta nuk do t’ia dish që të bëhesh njeri më i këndshëm, por njerëzit në jetën tënde duan. Leximi të lejon të provosh emocionet e dikujt tjetër, gjë që të bën automatikisht të ndjeshëm ndaj atyre që të rrethojnë. Ndoshta nuk keni qenë asnjëherë viktimë e racizmit, abuzimit, ose varfërisë. Ndoshta ti nuk e di sesi ndihet dikush që ofron dashuri dhe nuk e merr mbrapsht. Ndoshta ty të duket më e lehtë të kritikosh, sesa të simpatizosh. Leximi nuk do të t’i shuajë paragjykimet, por do të të ndihmojë shumë që t’i reduktosh.
Do të mësoni gjëra të reja
Edhe nëse gjithçka që ti lexon është trillim, mund të mësosh shumë rreth influencave kulturore, marrëdhënieve, historisë, frikës, psikologjisë njerëzore, shprehjeve të ndryshme të shpirtërores, efektet e luftës, mënyrat sesi robotët të pushtojnë botën etj.
Do të jeni më shumë krijues
Ndërsa e mbush mendjen tënde me material të freskët nga të gjithë këta libra, diçka e mrekullueshme fillon të ndodhë. Mendja jote zgjohet. Krijimtaria ka të bëjë me gjetjen e lidhjeve. Njerëzit krijues në jetë, ata që ne i admirojmë për zotësinë e tyre, janë ata të cilët mund t’i bëjnë ato lidhje me të vërtetë mirë.
Do keni më shumë imagjinatë
Kur lexon libra të cilat janë produkt i imagjinatës së dikujt tjetër, ti fillon t’i besosh vetë imagjinatës tënde, dhe ta përdorësh atë. Çfarë ideje madhështore! Dhe atëherë vetë imagjinata jote do të fillojë të bluajë çfarë ti ke lexuar, në jetën reale, do t’i shtosh në koleksionin tënd unik të informacionit, eksperiencë, edukim, dhe personalitet.