Përfundimisht cdo udhëheqës do të përballet me sfidën e menaxhimit të një punonjësi të talentuar, por jo etik. Filloni duke e angazhuar atë. Nëse ju i caktoni detyra të rëndësishme, ta bëni atë të ndihet i vlerësuar, dhe ta trajtoni si një i rritur, ai do të ketë më shumë gjasa të veprojë me etikë. Kjo është koha për të punësuar ‘presionin e grupi’t: partnerizoni punonjësin më pa etik qw keni me një koleg që ka integritet të fortë për të motivuar të parin të sillet më mirë.
Menaxherët duhet gjithashtu të reduktojnë tundimet. Ndihmoni ata me vetë-kontroll më të dobët duke i monitoruar pak më shumë dhe duke i bindur se kompania vlerëson realisht sjelljet bujare dhe altruiste. Për të vepruar në një mënyrë të tillë, udhëhiquni nga shembujt. Niveli i moralit të liderit përcakton nëse punonjësit e perceptojnë organizatën si etike ose jo etike. Nëse ju dëshironi që të punësuarit të veprojnë me etikë, ju vetë duhet të performoni ngjashëm.