Ka një sërë këshillash për njerëzit dembelë dhe të pamotivuar: Bëni hapa të vegjël. Përcaktoni një afat.
Por çfarë ndodh nëse mënyra më e mirë për t’u përballur me mungesën e motivimit nuk është ajo për të dhënë asnjë lloj këshille askujt, por për të kërkuar një të tillë?
Po sikur mënyra më e mirë për t’u përballur me mungesën e motivimit të mos jetë ajo për të dhënë këshilla, por për të kërkuar një të tillë? Ky është përfundimi interesant i një artikulli të ri nga dy psikologë të Wharton dhe të Universitetit të Çikagos.
Njerëzit e pamotivuar kanë nevojë për më shumë besim, jo më shumë informacion
Eksperimentet e shumta të kryera nga psikologët Lauren Eskreis-Winkler dhe Ayelet Fishbach u mbështetën në një intuitë të thjeshtë, por të fortë. Në pjesën më të madhe të rasteve, kur njerëzit nuk dinë se si të veprojnë, kjo nuk ndodh për shkak të mungesës së informacionit. Në fakt, problemi qëndron te besimi. Për një arsye apo një tjetër, njerëzit nuk besojnë se do të arrijnë suksesin, prandaj nuk e marrin kurrë nismën. T’u japësh atyre këshilla, çka do të thotë t’u japësh atyre informacione, nuk e rrit aspak besimin. Por çfarë ndodh nëse u kërkoni atyre një këshillë?
Eskreis-Winkler e Fishbach punuan me tipa të ndryshëm njerëzish të cilët ishin duke u përpjekur të arrinin diçka dhe të pamotivuar; të rritur që nuk arrinin të kursenin apo të humbnin peshë, fëmijë që përpiqeshin të arrinin rezultate të mira në shkollë. T’u japësh këshilla atyre që ndodhen në të njëjtën situatë me ty rrit motivimin e njerëzve.
Eskreis-Winkler e Fishbach gjetën se 72% e personave që po përpiqeshin të kursenin para thanë se dhënia e këshillave të tjerëve i motivoi më shumë që të kursenin se sa kur merrnin këshilla nga ekspertë të America Saves; 77% e të rriturve që po luftonin me menaxhimin e zemërimit thanë se ishin më të motivuar të ruanin qetësinë pasi dhanë këshilla për menaxhimin e zemërimit se sa kur morën këshilla nga psikologë profesionistë nga American Psychological Association; 72% e personave që po përpiqeshin të humbnin peshë thanë se dhënia e këshillave se si të humbnin peshë i bëri më të sigurt për të humbur disa kilogramë se sa kur morën këshilla nga dietologë në Mayo Clinic.
Këto rezultate nuk janë thjesht befasuese, ato janë edhe shumë të dobishme. Pavarësisht sferës së jetës ku ndiheni të paqartë, studimi këshillon që ta vini veten në vendin e tjetrit me të njëjtat probleme dhe të kërkoni për zgjidhje do t’ju motivojë më shumë edhe se pep talk* më i mirë apo informacione të ndryshme.
Vendimet më të mira, ju duhet vetëm pak imagjinatë
E ndërkohë që studimi i Eskreis-Winkler e Fishbach duket mjaft i saktë, ata nuk janë psikologët e parë që këshillojnë këtë gjë. T’i shihni problemet tuaja si të ishin të dikujt tjetër është një mënyrë e dobishme për të kapërcyer bllokimet mendore. Një studim i mëparshëm tregoi se njerëzit marrin vendime më të mira kur ata pretendojnë se një person tjetër ka të njëjtin problem dhe japin këshilla.
Kështu që herën tjetër kur ta gjeni veten duke u përpjekur të bëni diçka që duhet ta bëni me të vërtetë (apo herën tjetër kur punonjësi juaj është i pamotivuar) mos kërkoni këshilla, por pyetni veten (apo punonjësit tuaj) se çfarë do të bënte dikush tjetër në situatën tuaj.
Psikologjia thotë që besimi juaj në menaxhimin e problemit do të rriten dhe bashkë me të, edhe motivimi.
*një bisedë që synon ta bëjë dikë të ndihet më i guximshëm ose entuziast.
*Jessica Stillman
Burimi: INC