Të papunë në prag pensioni, konflikti në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

23/05/2018 9:06 AM 0 komente

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka shkarkuar nga puna 34 punonjës të sektorit spitalor pranë qendrës spitalore “Nënë Tereza”, ku përfshihen mjekë, farmacistë dhe ekonomistë.

 “Kam 15 vjet që punoj këtu. Për 10 muaj dal në pension. Jam kryefamiljare. Vendi i punës është zëvendësuar me një tjetër”, thotë Tahiraj.

Ajo thotë se shpjegimi i vetëm që i është dhënë është strukturimi i zyrës së fondit në QSUT. Nga kjo zyre përcaktohet se si bëhet shpërndarja e pacinetëve, të cilët marrin shërbim shëndetësor në spitalet jo publike, por me fonde të shtetit. Ndonëse thotë se vendi i saj u zu pa ikur ende, Suzana nuk mund ta besojë se kjo gjë që iu bë nga forca politike për të cilën dhe ka votuar.

“Në shpirt jam e majtë, por nuk e reklamoj këtë. Në fushata nuk dal dot se nuk ma kanë lejuar kushtet”, thotë Suzana.

Por fatin e Suzanës e kanë edhe 26 të tjerë. Burime nga FSDKSH, të kontaktuar nga Top Channel thonë se kjo strukturë që funksionon në QSUT ishte e tejet e fryrë me punonjës, ndërkohë që disa nga kompetencat tanimë i kanë kaluar zyrës qëndrore të Fondit. Shkurtime ka edhe në drejtori të tjera të FSDKS.

Top Channel

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz