Nokia 6680 imaging smartphone do të kushtojë 550 euroShoqëria Nokia ka prezantuar ditët e fundit aparatin e ri celular 6680. Dy aparatë fotografikë (që funksionojnë edhe si kamera) të integruara në këtë telefon, flash-i për fotot, Nokia XpressPrint, mundësi për stampimin e fotove, një ekran i gjerë prej 262144 ngjyrash janë të rejat që sjell Nokia 6680 imaging smartphone. Ky telefon pritet që të jetë i pranishëm në tregun europian, aziatik dhe afrikan gjatë ditëve të ardhshme dhe do të kushtojë rreth 550 euro. Ky telefon është i përbërë nga dy aparatë fotografikë, njëri i vendosur në pjesën e përparme (1.3 megapixel) dhe tjetri në pjesën e pasme (VGA) dhe kanë një rezolucion prej 262,144 ngjyra. Ky telefon është i përshtatur për sistemin operativ Symbian serie 60, që mundëson regjistrimin e filmave (QCIF), funksionimin e lexuesit MP3, BLUETOOTH, USB, postës elektronike, MMS, GPRS classe 10, JAVA MIDP 2.0, browser HTML, etj. Nokia 6680 imaging smartphone është një aparat tepër elegant. Dy aparatët fotografik ofrojnë telefonata të shoqëruara me pamje video të personit me të cilin ju jeni duke komunikuar. Nokia 6680 imaging smartphone ofron funksionin Video Sharing, i cili ju mundëson që të ndani dhe të shikoni vidioklipe gjatë një telefonate. Por, ky telefon ju mundëson që të hyni edhe në postën tuaj elektronike, si dhe të lidheni me kompjuterin tuaj personal. Gjithçka që duhet të bëni është që të blini këtë aparat celular, të vendosni numrin tuaj (SIM) dhe ta ndizni, më pas do të mrekulloheni nga të rejat që do t ju ofrojë ky telefon. Funksionet e këtij telefoni inteligjent, ndërmjet të cilave axhenda, video streaming dhe interneti, vidiotelefonatat, video sharing, etj, e bëjnë këtë celular një instrument të vërtet pune mjaft të dobishëm. Ky telefon mund të operojë në rrjetin GSM 900/1800/1900, EDGE dhe WCDMA dhe është i bazuar në platformën e telefonave të serisë 60, duke ofruar edhe funksionin roaming në më shumë se 100 vende në të gjithë botën. Nokia 6680 imaging smartphone përfaqëson një hap përpara të telefonisë së lëvizshme, falë ofertës së komunikimit të menjëhershëm në një format tepër elegant, ka deklaruar Anssi Vanjoki, zëvendës/President ekzekutiv dhe Drejtor i Përgjithshëm i shoqërisë Nokia. Sipas tij, ky aparat celular ofron një përvojë shumëdimensionale, duke përputhur në mënyrë të përkryer këtë telefon me kompjuterin tuaj personal. Vanjoki, sqaron më tej se edhe pse ky telefon ofron shumë opsione ajo është mjaft i lehtë për t u përdorur nga të gjithë. Nokia 6680 smartphone imaging është një instrument mjaft i fuqishëm, që zotëron funksione të ndryshme, të cilat i vijnë në ndihmë profesionistëve të punës. Ky telefon përveç postës elektronike, mundësisë për të hyrë në kompjuterin tuaj personal, nëpërmjet broëser HTML garanton lidhjen me lehtësi të të dhënave në axhendë të kontakteve apo takimeve si të ishte një kompjuter i lëvizshëm. Nokia 6680 smartphone imaging bazohet në sistemin Symbian OS, peshon 133 gram dhe përmasat e tij janë 108.4 x 55.2 x 20.5 mm. Shoqëria Nokia është e sigurtë se nëpërmjet këtij telefoni, që i përket gjeneratës së re të aparatëve të rinj celularë, do të arrijë të bëjë për vetë të gjithë profesionistët e punës, por edhe kategori të tjera njerëzish. Kjo falë funksioneve të reja dhe të parealizuara më parë nga asnjë shoqëri tjetër e prodhimit të telefonave celularë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.