Shumë njerëz mendojnë se duke bërë një punë të mirë është gjithcka që nevojitet për të siguruar promovim apo ngacmuar detyra të reja, por është e pamundur që kaq të jetë e mjaftueshme. Ekspertët ndajnë këshilla që funksionojnë në raste të tilla.
Njihni qëllimet tuaja
Qartësohuni në lidhje me cka dëshironi në mënyrë që të ndërmerrni veprimin e duhur për t’ju ndihmuar të arrini aty ku synoni.
Siguroni mbështetjen e shefit tuaj
Nëse synoni promovim brenda kompanisë suaj aktuale ju do të duhet të fitoni mbështetjen e shefit. Planifikoni një takimit kok më kok dhe bëni të ditur atij se ju kërkoni të zbuloni se si mund të jeni edhe më efektiv në punë.
Ndihmoni shefin tuaj
Organizoni një takim me shefin tuaj për të mësuar më shumë rreth objektivave të tyre, kështu që ju mund të përqëndroheni për ta ndihmuar atë të jetë i suksesshëm. Ofrohuni vullnetar për të qëndruar vonë, nëse ka nevojë të përfundojë një detyrë urgjente, kjo tregon angazhimin për punë dhe organizim.
Parashikoni
Ju mund ti vini në ndihmë shefit tuaj duke parashikuar se për çfarë do të kenë nevojë ata.
Informoni shefin në bazë të rregullt
Shefat shpesh nuk janë në dijeni të sukseseve të vogla që punonjësit arrinë në punët javore, prandaj sigurohuni që ti dokumentoni ato dhe ti dërgoni shefitnjë përmbledhje të çdo muaji.
Demonstroni përkushtim për zhvillimin tuaj profesional
Sigurohuni që njerëzit brenda organizatës suaj të dinë se kur jeni kualifikuar.
Identifikoni trendet dhe kërkoni për mundësi të reja
Në një botë konkurruese organizata juaj do të kërkojë projekte të reja, kështu që nëse vëreni një boshllëk në treg sigurohuni që ti informoni ata mbi këtë info tuajën.
Bëhuni i njohur
Ofroni të shkruani për revistën e kompanisë, të dhënat tuaja do të shihen nga shumë persona dhe kjo është një mënyrë e mirë për tu bërë i njohur. Nisni biseda me njerëz nga departamente të tjera të kompanisë dhe zbuloni në lidhje me punën dhe sfidat e tyre.
Kujdes me veshjen
Nëse të gjithë vishen jo-formalisht ju do të dalloni si disi ‘më i zgjuar’. Këshillë e shëndoshë do të ishte të visheni sikur keni marrë përsipër një punë të një niveli më të lartë, në kjo do i ndihmonte të tjerët t’ju parafytyrojnë në një rol të ndryshëm.
Tregohuni i gatshëm ti flisni Drejtorit Administrativ
Nëse jeni ndodhur ndonjëherë në ashensor me DA tuaj / CEO filloni të flisni. Kjo nuk vlen vetëm për të bërë përshtypje, por për të shtruar disa pyetje inteligjente.
Kërkoni një mentor
Gjeni dikë që mund t’ju ndihmojë të mësoni se si të lundroni politikën në vendin e punës. Nuk është e nevojshme të jetë brenda organizatës suaj.
Kërkoni dikë karrierën e së cilit ju e admironi dhe pyesni nëse ata do e merrnin përsipër këtë rol.