A e keni pyetur ndonjëherë veten pse disa njerëz janë më të suksesshëm se të tjerët? A janë ata më të zgjuar? A ka të bëjë kjo gjë me talentin? Apo është thjesht çështje fati?
Pjesa më e madhe prej nesh njohin njerëz që duket se bëjnë një jetë më të mirë se ne. Ata duket se e kanë më të lehtë. Duket se suksesi iu shërbehet në një pjatë të argjendtë. I admirojmë dhe shpesh jemi xhelozë për të afërmit apo kolegët tanë.
Dhe pyetja është – çfarë i bën ata kaq të ndryshëm dhe më të prirë për të qenë të suksesshëm? Përgjigjja është shumë e thjeshtë. Problemi nuk lidhet me ta. Por me ne.
E vërteta e hidhur është kjo…
E vërteta e hidhur që ne duhet të dimë është kjo: çdo njeri, po, ÇDO NJERI, dështon në fillim. Dhe ja çfarë bëjnë në këtë rast shumica e njerëzve, ata përpiqen fare pak, rrëzohen dhe më pas heqin dorë, shumë shpejt. Vetëm ata që këmbëngulin dhe përpiqen janë të suksesshëm.
Është e rëndësishme të kuptoni se ju do të dështoni në çdo gjë në fillim.
Duhet kohë. Dhe këmbëngulje. Dhe durim.
Rruga që duhet të ndiqni…
Ja çfarë duhet të bëni. Nëse doni të arrini suksesin në diçka, bëni praktikë, bëni praktikë, bëni praktikë. Ndoshta do të rrëzoheni, mund edhe të vriteni, por ky është momenti në të cilin ju duhet të vendosni: doni të shkoni pas e të filloni jetën tuaj të mëparshme me mendimin se dështuat? Apo do të provoni përsëri, gjer sa t’ia arrini qëllimit?
Nëse doni të jeni të suksesshëm, bëni praktikë, praktikë dhe praktikë. Bëni gjithçka për t’ia arritur.
Le të themi, për shembull, se ju jeni një shkrimtar. Dhe se novela juaj e parë nuk ka shitur shumë kopje – kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i riktheheni punës suaj të mëparshme, e cila shkatërronte gjithë kreativitetin tuaj. Edhe nëse letrat për refuzimin vazhdojnë të vijnë, ju keni një rrugë të gjatë përpara. Nëse jeni një atlet dhe keni pësuar një humbje të thellë në një garë – kjo do të thotë që ju herës tjetër do të keni sukses, mjaft që të përpiqeni më shumë. Nëse ju jeni një grafik dizajner dhe nuk jeni të kënaqur pasi nuk keni shumë klientë, ju duhet të jeni mirënjohës për gjithçka keni arritur dhe të përpiqeni më shumë në punën tuaj, për të fituar më shumë të ardhura.
Njerëz të famshëm që kanë dështuar në fillim
Doni shembuj të vërtetë? Oprah Winfrey u pushua në punën e saj të parë si gazetare në televizion dhe tani ajo është një miliardere me emisionin e saj televiziv.
Steven Spielberg u refuzua dy herë në Universitetin e Karolinës së Jugut për arte kinematografike.
Walt Disney-t iu tha nga drejtuesi i gazetës se “i mungonte fantazia dhe se nuk kishte asnjë ide”.
Dhe libri i parë i Stephen King, Carrie, u refuzua 30 herë para se të shihte dritën e botimit dhe suksesit.
Kushdo që të jeni dhe çfarëdo që të bëni, mos harroni këtë: nëse doni të jeni i suksesshëm, ju do të djersini shumë në fillim, por mos lini dështimin t’ju vërë për poshtë.