Procesori më i fundit i telefonave ofron të njëjtën performancë si një superkompjuter në të njëjtën madhësi të një dhome, shprehet Nvidia. Por targeti i kompanisë janë makinat dhe jo telefonat inteligjentë.
Krijuesi i çipeve nga San Francisko lajmëroi për Tegra X1 e ri të dielën në mbrëmje, ndërkohë që nisi shfaqja e konsumatorëve të elektronikës në Las Vegas. Nvidia thotë që Tegra X1 mund të mbajë deri në një trilion veprime për sekondë, ndërkohë që konsumon pak energji elektrike. Jo vetëm kaq, por Nvidia nxori dy automobila kompjuterikë të fuqizuar nga çipi i ri.
“Një pajisje e tillë do të jetë esenciale për t’i lejuar një makine të ‘shohë’ përreth, t’i sigurojë lajmërimet e rrezikshme shoferit dhe veçanërisht të ngasë vetveten. Atje, në brendësi të tyre do të ketë më shumë kuaj fuqi kompjuterike në një makinë se sa kanë pasur deri më sot”, tha Jen-Hsun Huang, CEO i Nvidia.
Nvidia deri më sot është e njohur kryesisht për çipat e quajtur GPU, për procesimin e njësive grafike që lexojnë imazhet e video-lojërave. Pak a shumë në të njëjtin qark, gjithsesi, është gjithmonë e më shumë duke u përdorur dhe për detyra të tjera kërkimore kompjuterike.
Tegra X1, përveç GPU-ve të kompanisë Maxwell, ka tetë procesorë standardë bazuar në dizajnin e grupit ARM. Do të fillojnë të shfaqen në fillim të gjysmës së parë të vitit.
Një nga makinat kompjuterike që përdor çipin, quhet “Shoferi CX”, është pothuajse e vendosur në detyra afatshkurtra si “ndeshja” dixhitale me grafikën 3D ultra-realiste. Tjetra, Shoferi PX, është dizenjuar si një platformë për zhvillimin e aftësive të vetëpilotimit.
“Shoferi PX mund të procesojë video HD nga 12 kamerat e vendosura në të për të krijuar një kënd shikimi prej 360 gradësh rreth e qark makinës. Kompania demonstroi një sërë provash se si objektet, shenjat, lloje të veçanta makinash dhe njerëzish, mund të identifikohen nga “shoferi”. U demonstrua gjithashtu se si makina, në mënyrë autonome, navigon përreth vendeve të parkimit dhe parkon veten.
Përveç pajisjeve elektronike, Nvidia është duke mbështetur programimin dhe softet e tjera për të ndihmuar dizajnuesit të shfrytëzojnë pajisjet e reja. Krijuesit e makinave janë të mprehtë në garantimin që ato mund të mbajnë procesin e softuerëve në vazhdimësi nga një gjeneratë makinash tek gjenerata tjetër.
“Makina e së ardhmes do të jetë makina e përkufizuar nga softuerët”,- tha Huang
Procesimi i pikselëve është ajo çfarë Nvidia di të bëjë më mirë.
“Çdokush që ka nevojë për më shumë piksel është thjesht muzikë për veshët e mi”,- tha Huang