Prezantohet në Tiranë gjenerata tjetër ERP Software SAP R4 HANA, që krijon mundësi për zhvilluesit e ICT në vend. z. Stefan Kopp administrator i kësaj kompanie theksoi gjatë fjalës së tij se se në të ardhmen sipërmarrje dhe biznese të Europës Perëndimore mund të mbështeten nga Shqipëria, pasi në këto fusha ka një nevojë të madhe për specialistë IT.
“Të rinjtë shqiptarë mësojnë shpejt, përqafojnë të rejat e teknologjisë dhe në vend që të “transferojmë” të rinjë jashtë, ne po sjellim në vend teknologjitë e reja!” – vlerësoi Kopp.
Numri aktual i forcave të specializuara e të shkolluara në fushën e IT pengon çdo mundësi të shkollimit të mëtejshëm. Kjo çon, në rastin e kalimit nga SAP R/3 tek SAP S/4 Hana në një situatë të parashikuar e të mprehtë kritike (brenda 2-3 vjetëve të ardhshme).
Situata ofrohet si mundësi për Shqipërinë që shqiptarët të punojnë në vendin e tyre për firma dhe kompani të huaja. Me anë të rrogave më të larta dhe teknologjive interesante mundet të pengohen emigrime të tjera, bëjnë me dije organizatorët, të cilët theksojne se emigrimi i specialistëve e dëmton vendin dhe e mban Shqipërinë të jetë larg sukseseve për një kohë të gjatë.
Nga prezantimi i ekspertit Dr. Mätzing u bë e qartë se sa revolucionar dhe inovativ është ndyshimi i versionit tek SAP. Në versionet e vjetra shumë metoda zhvillimore moderne nuk ishin të disponueshme, meqenëse gjuha e programimit ABAP duhet kthyer më pas në Cobol. Nëpërmjet zhvillimit të orinetuar nga objekti, të futur nga ODBC/JDBC dhe Java; njëkohësisht me këtë dhe një bazë e re të dhënaash (Hana) në zonat e të dhënave Big, Bl dhe IoT mund të luajnë një rol të madh, u vu re potenciali për pjesëmarësit teknikë në publik.
SAP SE është një korporatë softëare multinacionale me bazë gjermane e cila menaxhon operacionet e biznesit dhe marrëdhëniet me klientët që APA – Education (Alternative Professional Academy) synon ta prezantojë në tregun Shqiptar. Përmes një workshop-i mbi platformën SAP, i mbështetur nga RisiAlbania u prezantuan avantazhet që sjell kjo teknologji e re përpara pjesëmarrësve nga kompani të ndryshme në vend, drejtues (CEO), menaxherë dhe informaticienë.
APA u themelua për të sjellë teknologji dhe njohuri të reja në Shqipëri, në mënyrë që shqipëtarëve në Shqipëri t‘u krijojë mundësinë të qëndrojnë në atdhe me një të ardhur të konsiderueshme. Duhet theksuar se qëllimi nuk është që shqiptarët të shkollohen që më pas të dërgohen jashtë vendit. APA punon për të identifikuar teknologji të tjera të krahasueshme në mënyrë që Shqipëria të bëhet adresa më e mirë për teknologjitë më të kërkuara në tregun botëror.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.