Bankat janë padyshim përdoruesit më të mëdhenj të kësaj teknologjie, gjithsesi, FinTech e vendos teknologjinë në zemër të shërbimeve financiare, duke ofruar ndryshime thelbësore në mënyrën se si kompanitë bashkëveprojnë me klientët e tyre. Ky profilizim i FinTech ka pasur një numër të madh ndikimesh pozitive në shoqëri, duke përfshirë dhe rritjen e konkurrueshmërisë, uljen e çmimeve të paguara nga konsumatorët dhe akses të gjerë te shërbimet financiare, që më parë nuk jepeshin. Evolucioni i FinTech sapo ka filluar.
Ashtu si kompanitë e reja dhe ato tradicionale janë aktive në përdorimin e FinTech.
Kompanitë e reja nuk janë si bankat tradicionale apo kompanitë e sigurimit, që ofrojnë zgjidhje të qarta, ato përshtaten me nevojat e klientëve. Shumë prej këtyre kompanive janë të vendosura në vendet si San Francisko, Londër, Nju Jork, Tel Aviv, Singapor dhe Berlin dhe tërheqin një fuqi punëtore që nuk është e specializuar në shërbimet financiare, por në shkenca kompjuterike, inxhinieri apo IT. Shembuj të kompanive FinTech janë TransferWise, një ofrues i transfertave monetare ndërkombëtare, Lenddo, një kompani që shërben si klasifikues i kredive dhe Ripple, një rrjet pagesash që e vë theksin në teknologjinë e shpërndarjes së librit të llogarive.
Bankat tradicionale, sigurimet dhe institucione të tjera financiare kanë rritur investimet e tyre në FinTech. Disa prej tyre kanë integruar teknologjinë financiare me produktet dhe shërbimet që ofrojnë, shumë të tjera i krijojnë nga e para ose investojnë në kompani të reja që zhvillojnë FinTech. Sipas CNBC, portofolin më të madh të investimeve e ka Citigroup, me 13 financime dhe pasohet nga Goldman Sachs dhe JPMorgan Chase, me 10 dhe 5 financime.
Si rregullohet FinTech?
Kjo çështje përbën debat. Kompanitë që ofrojnë FinTech nuk operojnë normalisht si bankat apo si kompanitë e sigurimeve, kështu që nuk janë subjekt i rregullave të njëjta.
Renditja e 10 kompanive më të mëdha që ofrojnë Fintech:
1. Adyen
Është një kompani ndërkombëtare e përpunimit të pagesave, ku liston ndër klientët e saj kompani si Uber, Spotify dhe Facebook.
2. TransferWise
Kompani ndërkombëtare e transfertave të parave, e cilësuar si një nga revolucionet e FinTech-ut
3. Nutmeg
Ndërmerr investimet online, një kompani britanike që mundëson menaxhimin e pasurisë online.
4. Currency Cloud
Kjo kompani mundëson transferimin e parave për bizneset.
5. iZettle
Përpunon pagesat duke iu mundësuar firmave instalimin e një lexuesi kartash në tablet ose telefon, duke bërë që bizneset të veprojnë dhe nëpërmjet telefonit.
6. WorldRemit
Është një kompani që po përpiqet të pushtojë tregun 600 miliardë dollarësh të dërgesave, duke sfiduar kompani si Western Union.
7. eToro
Kompani që sfidon mënyrën tradicionale të brokerimit.
8. Funding Circle
Kompani financimi që lidh investitorët me SME-të.
9. Klarna
Kompani që përpunon pagesat. Misioni i kësaj kompanie është lehtësimi i pagesave, përdoruesit e saj nuk kanë nevojë për t’u regjistruar. Ata mund të kryejnë një porosi thjesht duke përdorur email-in dhe adresën postare.
10. Zopa
Një tjetër kompani financuese, e cila funksionon duke lejuar njerëzit të investojnë nëpër biznese, duke sfiduar bankat tradicionale.