Në 2020 do të lexojmë mendimet
Watsapp dhe Facebook nuk na mjaftojnë më, tani ne duam “ndarjen e mendjes”. Pikëpamje ekstreme e një të ardhme hiper-teknologjike, është mënyra e re për të komunikuar, bazuar në shkëmbimin e mendimeve tona dhe më shokuesja e 10 tendencave të së ardhmes, teorizuar në raportin vjetor të Ericsson ConsumerLab, dokument që analizon përdorimet dhe zakonet tona dixhitale duke u përpjekur të hedhë shikimin mbi botën e së ardhmes. Sipas 85 milionë përdoruesve smartphone të moshës nga 15 deri 69 vjeç, anketuar në nivel global, kalimi nga butonat te mendja si përfundim nuk është dhe aq larg. Brenda vitit 2020, ne do të kemi një pajisje që vishet, e ngjashme me një smartphone, e cila do të jetë në gjendje të na bëjë të komunikojmë me të tjerët drejtpërdrejt me mendim. Një komoditet interesant.
Shtëpia bashkëpunuese
Duke u kthyer me këmbë në tokë gjejmë të konfirmuar ndryshimin e vazhdueshëm në botën e home-video. Tashmë e dimë se shitjet e televizioneve po përballen me vështirësi dhe sipas hulumtimit, 2015-a do të jetë viti i kalimit të vlerës historike, ku videot në rrjet do të mund të tejkalojnë TV tradicionalë. TV, nga ana e tij, në këtë mënyrë do të bëhet gjithmonë e më shumë një monitor për t’u lidhur në rrjet, me qëllim që të ‘peshkojë’ përmbajtje të zgjedhura nga vetë ne.
Një trend tjetër është ai i shtëpisë së lidhur, me Internetin e Gjërave që ngadalë-ngadalë po hap rrugën për të komunikuar me njëra-tjetrën pajisjet shtëpiake pa asnjë ndërhyrje njerëzore. Termostate që rregullojnë temperaturën sipas motit jashtë apo zbulojnë kur po kthehemi janë një realitet, por sipas raporteve, shtëpitë po bëhen “bashkëpunuese”. Për 64% të të anketuarve, robotët në shtëpi do të bëhen teknologjia e zakonshme në të gjitha shtëpitë brenda vitit 2020, ndërsa ne jemi gjithmonë e më të gatshëm që të kemi sensorë të shpërndarë në shtëpinë tonë që na paralajmërojnë në rast të problemeve të lidhura me ujin dhe energjinë elektrike, ose kur anëtarët e familjes hyjnë dhe dalin nga shtëpia. E gjithë kjo nxitet sidomos nga fëmijët. Janë ata, fëmijët, që “drejtojnë kërkesën për një internet më të prekshëm, në të cilin bota fizike është e lidhur sikundër janë ekranet e pajisjeve të tyre”.
Jetohet më gjatë
Në nivel socio-ekonomik, avancon koncepti i “qytetarëve të zgjuar”, sipas të cilit interneti na lejon që të jemi më të informuar dhe kështu të marrim vendime më racionale, por edhe të “ndajmë ekonomi”, ndarja e gjërave fizike si shtëpitë dhe makinat që na lejon të shpenzojmë më pak pa na munguar asgjë. Një fakt interesant, duke qenë se do të jetojmë më gjatë. Aplikacionet e “vetëgjurmimit” dhe “vetëpërcaktimit”, të matjes së përditshme të aktivitetit sportiv dhe të stimulit për veprim, do të mund të ndihmonin për të zgjatur jetën tonë deri në dy vjet. Çfarë mund të themi, le të shpresojmë!