Telekomi i Kosovës me të ardhura 15 milionë euro

16/01/2019 4:28 PM 0 komente

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e cila është duke u mbajtur po diskuton për gjendjen e Telekomit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës është duke e zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, raporton lajmi.net. Në këtë mbledhje është dukë u diskutuar edhe për gjendjen në Telekom. Bedri Istrefi ushtrues detyre i Bordit të Telekomit ka thënë se nuk është e vërtetë ajo që është raportuar në media se Telekomi i Kosovës ka bankrotuar. “Në raportin e fundit Telekomi i Kosovës ka krijuar të hyra 15 milionë euro”, tregoi Istrefi. Ai ka kërkuar përkrahje nga kryeministri Ramush Haradinaj për marrëveshjen me “Nokia”-n. Ndërkaq, kreu i ekzekutivit Haradinaj, i ka premtuar Istrefit vetëm përkrahje morale për këtë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of