Telenor ka rënë dakord t’u shesë operatorëve të saj mobilë në Hungari, Bullgari, Mal të Zi dhe Serbi grupin e investimeve çeke të PPF për 2.8 miliardë euro. PPF tashmë zotëron operatorin çek O2 dhe po blen grupin televiziv bullgar Nova nga MTG, shkruan Telecom Paper.
Telenor njoftoi në janar planet për të shitur aktivitetet e Europës Lindore, në mënyrë që të përqendrohet më shumë në tregjet e saj më premtuese në rajonin nordik dhe në Azi.
Operacionet kontribuuan me rreth 11.8 miliardë NOK ose 9 për qind të të ardhurave të Telenorit dhe 4.1 miliardë NOK ose 8 për qind të EBITDA në vitin 2017, dhe kanë më shumë se 9 milionë klientë dhe rreth 3,500 punonjës.
Telenor pret të regjistrojë një fitim prej 3 miliardë NOK nga shitja, ose 2.8 mld euro. Grupi PPF pretendon të jetë grupi më i madh i investimeve private në Europën Qendrore dhe Lindore, me 35 miliardë euro të aseteve nën kontroll. Përveç fushës së telekomunikacionit, kompania investon në sektorë të tillë si bankat, financimi i konsumatorit, pasuri të patundshme dhe minierat. Ladislav Bartonícek, aksioneri i Grupit PPF përgjegjës për asetet e telekomunikacionit, tha se blerja “përmbush qëllimin tonë të gjatë për t’u bërë një operator europian i mesëm dhe për të përdorur përvojën tonë për të forcuar pozicionin tonë në treg”.
Çmimi i transaksionit i jep aktiviteteve Telenor një vlerë biznesi prej 6.4 x EBITDA në vitin 2017. Palët kanë rënë dakord për pagesën e shtyrë prej 400 milionë eurosh në vit për katër vjet. Përfundimi i marrëveshjes ende kërkon miratimin rregullator, që pritet nga tremujori i tretë i vitit.