Një definicion aq i lartë i imazheve saqë syri i njeriut mund të mos e perceptojë.
Në IFA të Berlinit (ose Internationale Funkausstellung Berlin), protagonistët absolutë të sektorit të TV ishin modelet me rezolucion 8K, që riprodhojnë imazhe katër herë më shumë se definicioni 4K.
Samsung, Lg, Tcl e Sharp prezantuan pajisjet e para që shfrytëzojnë këtë teknologji. Tregu i ri është përuruar, por momenti se kur këta televizorë do të bëhen pjesë e masës, është ende i largët.
1.Samsung 8k Q900R, i shndritshëm si në kinema
Për t’u bërë pjesë e botës 8K, Samsung zgjedh teknologjinë Qled; sistem LCD me ekran Quantum Dots. Pikë e fortë e këtij televizori nuk është vetëm rezolucioni. Por edhe dizajni. Q900R do të jetë i disponueshëm në katër formate: 65”, 75”, 82” e 85”. Në listën e karakteristikave është edhe teknologjia HDR 10 +, një certifikatë që vërteton cilësinë e imazhit. Për momentin nuk ka informacione rreth çmimit.
2.Lg 8k 88 inç, dhe Oled misterioz
Për momentin nuk dihet as çmimi, as data e daljes në treg e as karakteristikat teknike. E megjithatë, televizori është. LG prezantoi në IFA në Berlin, televizorin e saj të parë me rezolucion 8K. Në ndryshim nga Samsung, LG ka zgjedhur teknologjinë OLED. Nëse ekranet LCD janë të ndriçuara nga pas, në ekranet OLED, pixel janë krijuar me komponentë që ndriçojnë vetë. Lufta mes Oled dhe LCD është ende e hapur.
3.Philips, teknologji 4K
Kompania holandeze prezantoi në Berlin dy modele televizorësh që përdorin ende rezolucionin 4K dhe përqendrohet në karakteristika të tjera. OLED 803 dhe OLED 903 shfrytëzojnë, siç mund të kuptohet, teknologjinë OLED. Diferenca mes të dyve qëndron te zëri. OLED 903 ka një soundbar më të fuqishëm, i realizuar në bashkëpunim me Bower & Wilkins. Sistemi operativ i është besuar Android TV, i azhurnuar me Nougat. Kompania megjithatë ka bërë të ditur se do të ketë edhe përditësim me Oreo.
Oled 803 dhe Oled 903 janë të disponueshëm në dy versione: 55 dhe 75 inç. Çmimi për OLED 803 është 1990 dhe 2990 euro, në varësi të madhësisë. Modelet OLED 903 kushtojnë 2490 dhe 3490 euro.
4.Toshiba e Sharp, 8k për Japoninë
Dy televizorë plotësojnë kuadrin e modeleve të prezantuara me rezolucion 8K dhe të dy vijnë nga Japonia. Sharp prezantoi gjeneratën e dytë të LV-70x500E, i pari televizor 8K u prezantua në edicionin 2017 të IFA në Berlin. Modelet e reja do të jenë në tre formate: 60”, 70” e 80”. Vitin e kaluar, modelet me rezolucion 8K të prezantuar nga Sharp kushtonin rreth 12 mijë euro, ndaj mund të hamendësohet edhe sa do të jetë çmimi i modeleve të reja. Sa i përket Toshiba-s, televizori i saj 8K për momentin i ngjan më shumë një koncepti. Karakteristikat, çmimi dhe data e daljes në treg mbeten për t’u parë.
5.Sony, një Oled dhe një Lcd për serinë Master
Dy modele, dy teknologji të ndryshme. Edhe kompania japoneze Sony i reziston teknologjisë së fundit 8K dhe përqendrohet te ekranet me rezolucion 4K. Modelet e saj Af9 Oled e Zf9 Lcd, megjithatë funksionojnë në mënyrë të ndryshme. Af9 ka ekran Oled, i integruar me teknologji Pixel Contrast Booster për të pasur ngjyra më të ndritshme. Ndërsa modeli Zf9 ka sisteme të tjera që korrigjojnë defektet për shkak të një ndriçimi Lcd.
Af9 Oled, 55′,’ do të kushtojë 2.999 euro, i njëjtë do të jetë edhe çmimi i modelit Zf9 65”.