Tenderët, APP ndryshon sistemin, institucionet duhet të japin arsye kur anulojnë procedurat

05/09/2017 8:53 AM 0 komente

Autoritetet kontraktore duhet të japin arsye në të gjitha rastet kur vendosin të anulojnë një procedurë prokurimi. Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë së fundmi disa ndryshime në sistem të cilat ndalen në tre aspekte.

 Së pari lidhur me rivlerësimet. Sipas agjencisë në shumë raste operatorët i mbyllin në sistem procedurat pa pritur afatet e ankimimit ligjor. Për këtë është shtuar një funksionalitet i ri.

 Së dyti në shumë raste autoritetet kontraktore, anulojnë procedurat në sistem. Për të kuptuar aryset që çojnë në këtë vendim APP ka vendosur si opsion përshkrimin e arsyeve që çojnë në këtë vendim.

 Së treti ka raste kur operatorët bëjnë të njëjtat oferta dhe për të evituar rastet e “përplasjeve” me të njëjtën shifër APP ka shtuar mundësinë që operatorët të njoftohen.

 

Njoftimi i plotë i APP për ndryshimet në sistem

Agjencia e Prokurimit Publik, per t’i ardhur ne ndihme autoriteteve kontraktore te cilet perdorin sistemin e prokurimit elektronik, njofton se ka punuar ne drejtim te permiresimit te disa funksionaliteteve te tij, konkretisht:

 

1.       Nisur nga konstatimet e fundit se, nepunesit e autorizuar te njesise se prokurimit te autoriteteve te ndryshme kontraktore mbyllin ne sistem fazen “Kerkohet Ri-vleresim”, para se te perfundojne afatet ligjore te ankimimit, ose pa pritur vendimin e dhene nga Komisioni i Prokurimit Publik per lejimin e procedures se prokurimit, etj, eshte shtuar si funksionalitet ne sistemin e prokurimit elektronik butoni “Fillo Ri-vleresimin”.

Me ane te ketij funksionaliteti, nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit mund te filloje procesin e rivleresimit per proceduren e prokurimit ne sistem. Hapat qe duhet te ndjeke jane si vijon: Nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit, tek skedari “Procedura te Publikuara” perzgjedh proceduren e prokurimit per te cilen do kryhet procesi i rivleresimit, dhe tek butoni “Me shume” duhet te perzgjedhe “Fillo Rivleresimin”.

 

Me pas, ne dritaren qe dote shfaqet dote jepen arsyet e ketij rivleresimi dhe per te perfunduar, veprimet duhet te klikoje butonin “Tjeter”.

 Pas ketij veprimi, do te shikoni qe per proceduren e zgjedhur statusi i fazes “Vleresimi i Ofertave” kthehet ne gjendjen “E Paperfunduar”, duke u dhene mundesine anetareve te komisionit te vleresimit te ofertave te kryejne teknikisht rivleresim ne sistem. Pasi anetaret e komisionit te vleresimit te ofertave kane hyre me llogarite e perdoruesit te tyre ne sistem, procedura do t’ju rishfaqet tek dosja “Per t’u vleresuar”

 Ndersa tek “Detyrat e Mbetura” nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit do gjeje fazen “Vleresimi i ofertave”, te cilen duhet ta perfundoje pasi te jete kryer rivleresimi nga anetaret e KVO.

Kujdes: Procesi i rivleresimit mund te fillohet vetem pasi te jete perfunduar faza “Vleresimi i Ofertave”, si dhe deri ne momentin qe nuk eshte e publikuar njoftimi I lidhjes se kontrates se krijuar ne system.

Gjithashtu, historiku ne lidhje me procesin e rivleresimit do te ruhet ne sistem.

 

2.       Per te identifikuar rastet e anullimit te nje procedure prokurimi ne drejtim te perpunimit te tedhenave statistikore per te pare arsyet qe me se shumti i detyrojne autoritetet kontraktore qe te 

anullojne nje procedure prokurimi, eshte punuar ne drejtim te standartizimit ne sistemin e prokurimit elektronik te procesit te anullimit.

Per kete qellim, nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit i komisionit te prokurimit me vlere

te vogel, per te anulluar nje procedure te publikuar ne sistem duhet te shkoje te skedari

Procedura te Publikuara

 

Me pas, perzgjedh proceduren e prokurimit per te cilen do kryhet procesi i anullimit, dhe tek

butoni “Me shume” perzgjedh “Anullo tenderin“.

 

Tek dritarja qe shfaqet, nepunesit te autorizuar tek fusha “Emri” i shfaqet objekti i procedures qe po anullohet, me pas duhet te perzgjedhe njeren nga arsyet e anullimit te procedures se prokurimit sipas parashikimeve te nenit 24, pika 1 te ligjit te prokurimit publik. Ne rast se, zgjidhni opsionin “Te tjera”, nepunesi i autorizuar tek fusha “Arsyeja te tjera” duhet te shenoje arsyet konkrete te anullimit te procedures. Me pas, nepunesi i autorizuar duhet te klikoje butonin “Anullo tenderin“. Ne dritaren qe shfaqet nepunesi i autorizuar duhet te plotesoje fushen “Pershkrim” si dhe me ane te opsionit “Bashkangjit” duhet te ngarkoje ne sistem “Njoftimin e Anullimit“, i cili dote publikohet ne Buletinin e Njoftimeve Publike vetem ne rastin e procedurave te prokurimit mbi 800.000 (teteqind mije) leke.

 

Pasi te jene plotesuar te dhenat e mesiperme, nepunesi i autorizuar duhet te klikoje butonin Anullo Tenderin“. Ne kete moment, njoftimi i anullimit i krijuar ne sistem nga nepunesi i autorizuar i njesise se prokurimit eshte derguar per publikim prane publikuesit ne APP.

3.       Per anetaret e komisionit te prokurimit me vlere te vogel, si dhe per anetaret e KVO, eshte shtuar butoni “Kerkese e Re” tek skedari “Vleresuar”. Ky buton do ju vije ne ndihme, per dergimin e mesazhit ne rastin e hedhjes se shortit ndermjet operatoreve ekonomike, te cilet kane rezultuar me vlere ekonomike te njejte, edhe pasi te jete perfunduar ne sistem faza “Vleresimi i Ofertave” nga nepunesi i autorizuar i njesise/komisionit.

Konkretisht, anetari i KVO tek skedari “Vleresuar” perzgjedh proceduren e prokurimit duke klikuar dy here dhe ne dritaren qe shfaqet, klikon tek skedari “Ofertat e Paraqitura”.

Ne kete.skedar do i shfaqen te gjithe operatoret ekonomike qe kane dorezuar oferte ekonomike dhe me ane te butonit “Kerkese e Re”, duhet ti dergohet mesazhi secilit prej operatoreve ekonomike, te cilet kane rezultuar me vlere ekonomike te njejte.

Ne kete mesazh duhet te caktohet nje date dhe ore e njejte per te gjithe operatoret ekonomike, me qellim qe ofertuesit te paraqiten prane autoritetit kontraktor per hedhjen e shortit ndermjet tyre.

APP- per ndryshimet ne faqe

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz