Tenis, fillon Roland Garros. Rriten shpërblimet në 39 milionë euro

28/05/2018 6:35 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shpërblime në rritje për turneun Roland Garros 2018. Grand Slami i dytë sezonal vë si shpërblim për tenistët 39.197.000 euro, rreth 3 milionë më shumë krahasuar me vitin 2017.

Në veçanti janë rritur shpërblimet për lojtarët që eliminohen gjatë fazës së kualifikimit apo në raundet e para. Lojtarët që do të eliminohen gjatë fazës kualifikuese do të fitojnë 6.000 euro në rast të humbjes në raundin e parë, (+20%), 11.000 euro në raundin e dytë (+22,2%) e 21 mijë euro gjatë raundit të tretë (+16,7%).

Gjatë fazës më të nxehtë, çmimet, si për femrat, si për meshkujt, do të jenë si më poshtë

Raundi i parë 40.000 (+14,29%);
Raundi i dytë 79.000 (+12,86%);
Raundi i tretë 130.000 (+10,17%);
Raundi i katërt 222.000 (+11%);
Çerekfinale 380.000 (+11,76%);
Gjysmëfinale 560.000 (+5,66%);
Finalisti 1.120.000 (+5,66%);
Fituesi i turneut 2.200.000 (+4,76%).

Nëse do të arrijë të fitojë Roland Garros e 11-të, Rafael Nadal do të bëhej tenisti i tretë në histori që do të kapërcejë 100 milionë dollarë të ardhura (aktualisht 98 milionë dollarë). Duke fituar Slam-in në Francë, të ardhurat mund të arrijnë në 100,7 milionë dollarë (edhe pse ende larg Roger Federer (116 milionë dollarë) e Novak Djokovic (110 milionë dollarë). Gjatë këtij sezoni, në krye është Federer me 4,3 milionë dollarë fitime, ndjekur nga Nadal (3,4), Del Potro (2,3) e Cilic (2,1).

Sa u përket femrave, nëse Serena Williams fiton turneun mund të rrisë diferencën me motrën e saj Venus, ndër tenistet më të pasura në histori. Serena qëndron në krye me 84 milionë dollarë fitime, më shumë se gjysma krahasuar me 40 milionë të së motrës, Venus, në vend të dytë. Gjatë këtij sezoni, sa i përket fitimeve, në krye është Caroline Wozniacki me 3,5 milionë dollarë përpara Simona Halep (2,7 milionë) dhe Petra Kvitova (2,3 milionë).

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz