Rritja e prodhimit të eurozonës u ngadalësua pak më shumë se u mendua fillimisht muajin e kaluar teksa u reduktuan porositë e reja dhe fabrikat vuajtën pasojat e përshkallëzimit të tensioneve në Ukrainë, tregoi dje një sondazh biznesi.
Fabrikat rritën vështirësisht çmimet muajin e kaluar, dhe aktiviteti prodhues në Francë ra me ritmin më të shpejtë në 15 muaj, duke përcjellë lajme zhgënjyese për Bankën Qendrore Evropiane përpara takimit të politikës monetare ditën e enjte.
Indeksi i prodhimit përfundimtar të gushtit të Blerjes së Menaxherëve të Markit arriti në 50.7, shifra më e ulët në më shumë se një vit dhe më poshtë se shifra prej 51.8 dhe një vlerësim i mëparshëm prej 50.8 i korrikut. Sërish, gushti shënjoi muajin e 14 që indeksi ka qëndruar mbi kufirin e 50, i cili ndan rritjen nga tkurrja.
Një indeks që mat prodhimin, vlerësuar si një udhërrëfyes i mirë për rritjen, ra në nivelin më të ulët në 14-muaj prej 51.0 nga 52.7 që shënonte në korrik, por ishte vetëm pak mbi 50.9.
Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës janë përshkallëzuar dhe kërcënojnë të dëmtojnë rimëkëmbjen e brishtë të rajonit.
PMI e fabrikave për Gjermaninë, partneri më i madh tregtar i Rusisë në Bashkimin Evropian, ka rënë në 51.4, niveli më iulët në 11-muaj. Në ekonominë e dytë më të madhe të bllokut, Francës, PMI ra në 46.9.
BQE ka të ngjarë të nisë programin e lehtësimit sasior në mars në përpjekje për të parandaluar deflacionin dhe ti japë një shtysë rritjes ekonomike në rajon, por kjo nuk pritet të ndryshojë politikën e ditës së enjte, sipas një sondazhi të Reuters.
Çmimet u rritën vetëm 0.3 për qind muajin e kaluar, rritja më e vogël që nga tetori 2009, dhe indeksi i çmimeve të prodhimit në anketën e PMI ishte vetëm pak mbi kufirin ndarës, në 50.3.
Kjo ishte më lart se shifra e korrikut prej 50.1, por nën shifrën e re prej 50.4.