Tentativat e May-it për të mos e lëshuar postin e Kryeministres

09/07/2017 8:10 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
monitor 787.indd

May mund të nënshkruajë marrëveshjen miliarda dollarëshe të Irlandës së Veriut për të qëndruar në pushtet

 

Kryeministrja Theresa May mund të vazhdojë të mbajë postin e saj, në sajë të nënshkrimit të një marrëveshje me Partinë e Bashkimit Demokratik, e cila do të mbështesë qeverinë e saj të pakicës, në votimet kryesore në Parlament në këmbim të fondeve shtesë për Irlandën e Veriut, shkruan Bloomberg.

Marrëveshja u nënshkrua javën e kaluar në Londër, pas bisedimeve të shumta midis znj. May dhe kreut të Partisë së Bashkimit Demokratik, Arlene Foster, në zyrën e kryeministrit në Downing Street. Ajo përfshin një shumë me vlerë 1 miliard dollarë për fondet shtesë, për dy vitet e ardhshme të cilat do të përdoren në përmirësimin e infrastrukturës së rrugëve, shërbimit shëndetësor dhe arsimit në Irlandën e Veriut.

“Kjo do të thotë se Partia e Bashkimit Demokratik do të mbështesë qeverinë konservatore në votat e ‘Fjalimit të Mbretëreshës’, buxhetin dhe legjislacionin në lidhje me Brexit dhe çështjen e sigurisë kombëtare”, tha znj. May në një deklaratë për shtyp. Marrëveshja do të na mundësojë që të punojmë së bashku në interes të së gjithë Mbretërisë së Bashkuar, të na japë sigurinë që kërkojmë kur të fillojmë largimin tonë nga Bashkimi Europian dhe të na ndihmojë të ndërtojmë një shoqëri më të fortë dhe më të drejtë në vend.

Marrëveshja e ashtuquajtur “Besimi dhe mbështetja” vjen 17 ditë pasi konservatorët humbën shumicën e tyre parlamentare në zgjedhjet e menjëhershme të këtij muaji. Me znj. May që duket e bindur në mbështetjen e deputetëve të Partisë së Bashkimit Demokratik për të fituar votat në Dhomën e Komunave, bisedimet përqendrohen në paratë shtesë mbi planet e Irlandës së Veriut dhe Brexit.
Televizionet transmetuan pamjet e nënshkrimit të marrëveshjes midis konservatorit Whip Gavin Williamson dhe Jeffrey Donaldson, Partisë së Bashkimit Demokratik, anëtari më i vjetër i Partisë në Parlament.

Në deklaratën e saj në Downing Street, znj. Foster u shpreh se qeveria do të kanalizojë një shtesë prej 1 miliard dollarësh (1.3 miliardë dollarë) në Irlandën e Veriut gjatë dy viteve të ardhshme. znj. May tha gjithashtu se do të braktisë planet parazgjedhore konservatore për të hequr garancitë në nivelin e pensioneve shtetërore dhe shkurtimin e subvencioneve për ngrohjen në dimër për pensionistët.
“Marrëveshja do të krijojë një qeveri të qëndrueshme në interesin kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar në këtë situatë shumë të rëndësishme”, tha më tej znj.Foster.

Përfundimi i kësaj marrëveshjeje të gjerë nënkupton rritjen e sigurisë kombëtare, duke ndërtuar prosperitet për të gjithë dhe duke mbështetur një dalje nga Bashkimi Europian nga e cila do të përfitojnë të gjitha pjesët e Mbretërisë së Bashkuar”.

“Pema magjike e parave”

Ian Blackford, kreu i 35 anëtarëve në Parlament i Partisë Kombëtare Skoceze, tha se Skocia duhet të marrë gjithashtu “pjesën e saj” të financimeve dhe akuzoi Kryeministren May se ka zbuluar “një pemë magjike parash” pas viteve të shkurtimit të shpenzimeve.
Partia Laburiste, parti opozitare, këshilloi që nga këto fonde duhet të përfitojnë edhe pjesë të tjera të vendit.

“Kjo marrëveshje Tory-DUP nuk është aspak në interesin kombëtar, por në interesin e znj. May, në mënyrë që ajo të qëndrojë në pushtet” u shpreh në një deklaratë lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn. “Shkurtimet e shpenzimeve jetësore publike duhet të ndalen pikërisht nëpërmjet Britanisë së Madhe, jo vetëm në Irlandën e Veriut”.

Testi i parë i marrëveshjes do të jetë këtë javë kur të mbahen votimet në axhendën legjislative të znj. May për dy vitet e ardhshme. Tory dhe DUP kanë së bashku 327 vende nga 650 të tilla në Dhomën e Komunave, ndërsa partitë kundërshtare të May kanë 314 vende.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz