Kompania “Termokos”, ka njoftuar se nga data 1 prill, do të ndalë furnizimin me ngrohje të banorëve të Prishtinës. Sipas njoftimit të tyre, përfundimi i sezonit ngrohës vjen si pasojë e shkuarjes së blloku B1 të Termocentralit “Kosova B”, në remont vjetor.
“Termokos ditë më parë është paralajmëruar nga KEK-u, se nga 1 prilli Blloku 1 i Termocentralit “Kosova B” pritet të ndalet për remontin e planifikuar. Ndalja e Bllokut 1 detyrimisht do të ndikojë edhe në ndërprerjen e furnizimit me ngrohje nëpërmes kogjenerimit. Si rrjedhojë Termokos” është detyruar, që të marr vendim për përfundimin e sezonit ngrohës 20014-2015 më 31 mars”, njofton Termokos.
Nëse gjatë ditëve në vazhdim do të ketë temperatura shumë të ulëta, Termokos do të jetë në gjendje gatishmërie, që të operojë me mazut.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.