Konflikti në Lindjen e Mesme, vala më e madhe e refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe kërcënimi i terrorizmit po ndikojnë në ekonominë e eurozonës, referoi Komisioni Evropian, duke theksuar natyrën e brishtë të rimëkëmbjes së rajonit.
Me rritjen e euro-zonës që parashikohet të arrijë 1.8 për qind në vitin 2016, krahasuar me 2.8 për qind në SHBA, Bashkimi Evropian paralajmëroi se paqëndrueshmëria ndërkombëtare mund të minojë edhe më tej përpjekjet për të rigjallëlruar ekonominë e zonës së monedhës.
Thellimi i kaosit në kombet nga Libia në Siri ka gjeneruar një valë të pa-precedent prej më shumë se 860,000 njerëzish që kërkojnë strehim brenda BE-së këtë vit. Fluksi ngjalli përcarje brenda bllokut teksa kancelarja gjermane Angela Merkel këmbënguli se Evropa duhet të respektojë angazhimet e saj për azil, ndërsa drejtues të tjerë të tillë si Viktor Orban i Hungarisë u ankuan për tensione në komunitetet e tyre.
Kjo ka një ‘ndikim të menjëhershëm në aspektin e shpenzimeve publike shtesë në terma afat-shkurtër,’ tha komisioni në raportin e tij, duke shtuar se në terma afat-gjatë ajo mund të ketë një efekt pozitiv mbi ofertën e punës dhe rritjen për sa kohë që qeveritë ndjekin politikat e duhura dhe ndihmojnë refugjatët të integrohen.
Është shumë herët për të vlerësuar ndikimin e saktë të sulmeve terroriste të Parisit të 13 nëntorit dhe kërcënimet shoqëruese mbi ekonomitë franceze apo belge, referoi komisioneri i ekonomisë për BE-në Pierr Moskovici.