Tesla, vjen “Navigate on Autopilot”. Makina ndryshon rrugë në mënyrë të pavarur

25/10/2018 6:02 PM 0 komente

Versioni 9 i software të makinave Tesla u prezantua pak javë më parë, i pasur me risi dhe përmirësime. Por tani vjen edhe një herë një version i ri.

Pikërisht mbrëmë, disa makina në Amerikën e Veriut nisën të marrin një version të ri të software V9, më saktësisht 2018.42, që tani përfshin edhe funksionin e shumëpritur “Navigate on Autopilot”.

Funksioni i ri, që për makinat Tesla është hap përpara drejt guidës tërësisht autonome, duhet të ishte i disponueshëm me lançimin e software V9, por kompania me seli në Fremont mori disa javë kohë për të bërë disa prova dhe kontrolle të tjera.

“Navigate on Autopilot” u jep mundësinë makinave Tesla, të caktojnë rrugën, pra një drejtim për të ndjekur, dhe për të menaxhuar në mënyrë të pavarur hyrjen/daljen nga autostrada dhe distancën e kryqëzimeve, si dhe ndryshimet e nevojshme të korsisë.

Megjithatë, funksioni është ende në versionin beta dhe kërkon ndërhyrjen e drejtuesit për të bërë manovrën: kur navigatori sugjeron një kthesë, drejtuesi duhet të vendosë shigjetën në drejtimin e duhur, dhe makina do të bëjë ndryshimin e rrugës.

E gjithë kjo po ndodh në Amerikën e Veriut, ndërsa për Europën, siç deklaroi Elon Musk, do të duhen edhe disa muaj për shkak të dallimeve të mëdha mes shteteve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of