Testi/ A jeni duke bërë punën e duhur?

06/11/2017 4:54 PM 0 komente

Njëherë një këshillues më tregoi se një mënyrë e shpejtë për të kuptuar nëse jeni në punën e duhur është të numëroni ditët e mira dhe ato të këqija në punën aktuale. Nëse numri i ditëve të mira është më i madh në një afat të gjatë, me siguri jeni në vendin e duhur.

Edhe pse më pëlqen ky test i shpejtë, ai nuk shkon në thelbin e çështjes. A është kjo puna e duhur për mua sot dhe në të ardhmen? Mendoj se duhet kohë, një analizë e vetvetes dhe vullnet për t’i bërë pyetje të vështira vetes për të kuptuar nëse jeni në punën e duhur. Disa njerëz përfundojnë që bëjnë punën aktuale rastësisht, të tjerë synojnë të bëjnë atë që janë duke bërë. Në të dy rastet, ju mund të jeni ose jo, duke bërë punën e duhur.

Më poshtë janë disa pyetje që mund t’i bëni vetes, që do t’ju ndihmojnë të vlerësoni nëse puna aktuale është puna e duhur për ju.
Jini të sinqertë me përgjigjet tuaja dhe të duruar, pasi ndoshta ju mund të mos jeni në gjendje t’i jepni të gjitha përgjigjet menjëherë.

1.Sa i motivuar jeni të shkoni çdo ditë në punë?

2.A e bëni me pasion punën tuaj?

3.A ndieni se mund të keni ndikim?

4.A është puna sfiduese?

5.A jam duke mësuar gjëra të reja dhe duke u rritur në atë që bëj?

6.A synoni të merrni më shumë përgjegjësi dhe/ose një ditë të bëheni drejtues?

7.A ju pëlqen të punoni me njerëzit e kompanisë suaj?

8.A jeni në harmoni me vlerat e kompanisë suaj?

Pyetjet 1, 2 dhe 3 do t’ju ndihmojnë të vlerësoni nëse puna që bëni ju jep kënaqësi dhe të ndieni se po arrini diçka.

Pyetjet 4, 5 dhe 6 do t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse keni një të ardhme në kompaninë tuaj dhe nëse synoni të investoni kohë aty.

Pyetjet 7 dhe 8 do t’ju ndihmojnë të kuptoni nëse jeni në harmoni me kolegët dhe kompaninë. Kjo është shumë e rëndësishme. Duke mos u ndier rehat me pjesëtarët e tjerë apo duke u ndier nën presion me vlerat e kompanisë – mund të jetë një shenjë se ju nuk jeni në vendin e duhur. Sa më shumë dikush të ndihet rehat në ambientin e punës, më shumë kontribuon dhe jep ndikimin e vet në kompani.

Pasi të keni bërë këtë test reflektimi personal mund të jetë e nevojshme të bëni një bisedë me një mik apo pjesëtar të familjes. Ata mund t’ju japin perspektiva të ndryshme dhe do t’ju ndihmojnë të largoni çdo dyshim.

 

*Tami Rosen
Burimi: Forbes

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz