Indeksi i Daljes në Pension, cilat vende favorizojnë dhe garantojnë cilësi jetese dhe standart shëndetësor…? Për vitin 2015, sipas The Natixis Global Retirement Index, Shqipëria renditet e 71-ta në listë, duke lënë pas vendet e rajonit si Maqedonia (116), Serbia (93) dhe Greqia (76). Por, ka humbur 6 vende krahasuar me raportin e vitit 2014…
Të dalësh në pension duket se sërish edhe për këtë vit, jashtë vendit tonë ka më tepër mundësi dhe kualitet të mirë, si nga ana shëndetësore, ashtu edhe komoditetin e jetesës.
The Natixis Global Retirement Index ka rankuar 150 shtete në të gjithë botën, për nga indeksi i pensionit, studim i cili zhvillohet ccdo vit. Këtë vit, listën e kryeson Zvricra, ndjekur më pas nga Norvegjia, Australia, Islanda dhe Irlanda.
Pesë shtetet e rankuar më poshtë janë: Republika San Domenikane, Republika e Afrikës Qendrore dhe Togo, i fundit në listë.
Indeksi global mbi pensionin analizon 20 trende nëpër 4 kategori kryesore: shëndeti, të mirat material, financat dhe cilësia e jetesës. Në krye të klasifikimit qendrojnë shtetet për nga siguria dhe komforti që u ofrojnë personave që dalin në pension.
Sipas perimetrave të analizuara për këtë studim, Organizata tregon në raport se Indeksi i Shëndetit për pensionistët në Shqipëri është 55 % , Financat në kohën e daljes së pension 52 %, Indeksi i Cilësisë së jetesës 52 % dhe si renditje globale për pension, 57% nga 100 % të mundshme.
Ajo që vihet re është se Shqipëria ka rënë në pocizion gjatë viteve, pasi vitin e shkuar ishte renditur e 65-a, ndërsa në 2013 e 55-a në listën e 150 shteteve në të gjithë botën.
Në rajon, Maqedonia renditet e 116-a, Serbia e 93-a, Greqia e 76-ta, Rumania e 45-a, Bullgaria e 65-a, Turqia e 67-a.
Ndërsa Italia qendron në vendin e 29-të, Kina vjen një vend pas nesh, e 72-a.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.