Ministria e Financave në Kosovë, vazhdon të insistojë se pa marrë parasysh krizën institucionale, shërbyesit civilë do t’i kenë të sigurta pagat edhe për dy muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Pa dhënë shumë sqarime zyra për informim e kësaj Ministrie thotë se duke vepruar në harmoni me ligjin, mjetet janë të sigurta, citon Zëri.
“Do të veproj në harmoni me Ligjin mbi menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive dhe Ligjin mbi Buxhetin e vendit”, thuhet në përgjigjet që i ka dërguar kjo zyrë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.