Theresa May kërkon zgjedhje të parakohshme, që të nxjerrë Britaninë nga BE

18/04/2017 12:38 PM 0 komente

Theresa May tha se do t’i kërkojë Parlamentit që të mbajë zgjedhjet e përgjithshme në mënyrë që ajo të fitojë një mandat direkt për ta çuar Britaninë e Madhe në divorcin me BE-në, apo Brexit.

Vendimi, i cili vjen vetëm tre javë pasi kryeministrja filloi formalisht per procesin e Brexit, i ka habitur shumë politikanët britanikë, teksa ata u kthyen nga pushimi  i Pashkëve.

Znj. May tha se vetëm kohët e fundit kishte arritur në përfundimin, ndonëse me hezitim se zgjedhjet ishin të dëshirueshme. “Vendimi me të cilin përballet vendi do të jetë mbi të gjitha në lidhje me udhëheqjen”, – tha ajo, nga një podium në Downing Street.

Mbajtja e zgjedhjeve i jep zonjës May një mundësi për të fituar drejtpërdrejt një mandat si kryeministre. Ajo mori pushtetin korrikun e kaluar, pa një votim publik, pasi David Cameron dha dorëheqjen dhe rivali i saj të mbetur në garë, udhëheqësi i konservatorëve, Andrea Leadsom, u tërhoq nga gara. Nëse znj. May do të kishte mbetur në pushtet pa një votim deri në vitin 2020, ajo do të kishte qenë kryeministrja që do të kishte shërbyer për një kohë më të gjatë pa mandat që nga zgjedhja e Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz