A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse nisja nga e para mund të jetë një zgjedhje e mençur? Ekonomisti Steven Levitt i universitetit Chicago është i bindur se kush hidhet në ‘errësirë’ mund të ketë më shumë përfitime sesa rreziqe.
Levitt u bë i famshëm pasi publikoi Freakonomics, një libër volumizon që shpjegon me një gjuhë të thjeshtë ekonominë e shkencës sociale. Kërë herë ai ka dhënë një intervistë provokative për gazetën amerikane “The Atlantic” në të cilën shpjegon se përse njerëzit tentojnë të mbivlerësojnë pasojat e një hedhje në “errësirë” kur vjen puna te karriera.
Dallimi mes aptikës afatshkurtër dhe afatgjatë
Levitt, ka elaboruar një version modern të thënies: kur të mbyllet një derë të hapet një dritare. Ai zhvilloi një eksperiment ku u pyetën një nunmër i madh njerëzish që kishin për të marrë një vendim të rëndësishëm, si të dorëhiqen, si të prishin një fejesë, si mund të kenë një fëmi.
Secili i është nënshtruar një ersi pyetket dhe këshillash dhe të nfund askush nuk ishte gati që të nënvizonte argumentet pro dhe kundër zgjedhjes së bërë. Atyre iu kërkua që të zgjidhin duke ia besuar rastësisë, duke hedhur një monedhë.
Kufizimet e eksperimentit
Dy muj pas eksperimentit, ata që kishin vendoshur që linin gjithçka dhe t’ia nisnin nga zero: duke dhënë dorëheqjen, duke braktisur lidhjen, duke sjellë në jetë një fëmi referonin se ishin më të lumtur sesa në momentin kur morrën vendimin.
Përfundimi
Shpesh rruga e re është më e mirë se e vjetra, kjo të paktën sipas Levitt.
Por, nga shumë vëzhgues eksperimenti u konsideria si jo i drejtuar në mënyrën e duhur nga ana shkencore. Për shembull : një pjesë e madhe e anketuesve u përgjidhën nga lexuesit e Freakonomics, një kampion që nuk ka reflektuar realitetin në tërësi. Ndaj, zgjedhjet tona më të vështira mbeten në duart tona.