T’ia rifillosh suksesshëm nga e para

19/05/2017 3:00 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

1. Burimet

Për pjesën më të madhe të njerëzve është shumë i vështirë ndryshimi i karrierës, sepse kjo mund të kërkojë përqasje të reja dhe përballje me sfida të panjohura.
Një ndër elementët më të rëndësishëm në këtë fazë ndryshimi të karrierës suaj janë padyshim burimet e ndryshime, si p.sh., lidhjet që keni apo që do të krijoni, të cilat do t’ju ndihmojnë për t’jua lehtësuar këtë rrugëtim të ri, në mënyrën të suksesshme.

2. Mos u pendoni

Kur ju lini pas karrierën tuaj të mëparshme për të nisur një të re, duhet të merrni parasysh edhe paragjykimet e jashtme që mund të lindin si pasojë e një veprimi të tillë. Zakonisht njerëzit që e ndërmarrin një veprim të tillë janë shumë të vendosur, sepse nuk është e lehtë të hedhësh pas krahëve vite të tëra punë dhe t’ia nisësh nga e para. Por këshillohet më shumë të hiqni dorë nga një punë që nuk ju fal kënaqësi dhe që është kthyer në burim stresi dhe të kërkoni për diçka të re, sesa të rrini në vend dhe të mos bëni asnjë ndryshim. Në fillim mund të bëni edhe një periudhë pushimi dhe t’u përkushtoheni familjarëve tuaj duke kaluar më shumë kohë me ta, apo duke u marrë me aktivitete sportive, të cilat ju japin kënaqësi dhe më pas t’ia rinisni në formën tuaj më të mirë të mundshme si atë fizike edhe atë mendore.

3. Mos u dorëzoni

Ndryshimi i karrierës nuk është një vendim i lehtë për t’u marrë, sepse shoqërohet me një punë të madhe nga pas. Ju duhet që të nisni gjithçka nga fillimi, telefonata të shumta, të shkoni nga një takim pune në tjetrin dhe aplikime të vazhdueshme në pozicione vakante pune. Edhe nëse jeni shumë të lodhur ju nuk duhet të hiqni dorë, sepse lëvizja e radhës mund të bëjë ndryshimin e shumëkërkuar.

4. Durimi

Ndryshimi kërkon durim, prandaj duhet të tregoheni të matur kur vendosni t’ia nisni nga e para. Duhet të tregoheni realistë me veten sepse një ndryshim i tillë nuk është aspak i lehtë dhe se koha që mund t’ju duhet për t’ia dalë sërish mbanë mund të jetë edhe më e gjatë se ç’mund ta kishit menduar.

5. Guximi

Rifillimi nga e para, gjithmonë shoqërohet me rreziqe të ndryshme me vete. Nëse ju hiqni dorë nga diçka në të cilën kishit investuar për vite me radhë duhet të merrni parasysh faktin që ju nuk e dini sesi do t’ju shkojë rruga e re të cilin do të nisni. Ju sigurisht shpresoni më të mirën, por mund t’ju dalin edhe vështirësi të cilat nuk i keni parashikuar dhe mund t’ju shkojë edhe më keq, prandaj duhet të jeni të vetëdijshëm për një riskun që po ndërmerrni.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz