Të mëdhenjtë e golfit, Tiger Woods e Phil Mickelson, do të përballen në një duel, në Las Vegas, ku fituesi merr gjithçka (9 milionë dollarë).
Sportistët, të cilët kanë fituar 19 tituj kampionatesh të rëndësishme së bashku, do të përballen në sfidën me 18 gropa, në një fushë golfi në Shadow Creek Golf Course në Las Vegas më 23 ose 24 nëntor.
Sfida, e cila përkon me fundjavën e Festës së Falënderimeve, do të transmetohet në platformën pay-per-view. Woods konfirmoi “The Match” në rrjetet sociale. Në anën tjetër, Mickelson, i cili ka tërhequr thuajse 100 mijë ndjekës të rinj në më pak se 24 orë në Twitter, iu përgjigj Woods, duke thënë: “Vë bast se mendon se këto 9 mln dollarë do t’i fitosh shumë lehtë”.
Mundësia e një dueli mes shokëve të skuadrës së Ryder Cup është përsëritur vazhdimisht përgjatë viteve. Woods, 14 herë fitues, ka fituar më shumë se 88 milionë sterlina në PGA Tour krahasuar me Mickelson, 68 milionë sterlina.
“Është një mundësi për ne ta sjellim golfin te njerëzit, gjatë ‘prime time’, në një kohë kur nuk kemi shumë se ç’të bëjmë në botën e golfit” tha Mickelson për ESPN.
Pavarësisht marrëdhënies së mirë të sportistëve mes tyre, nuk ka asnjë mundësi që Woods dhe Mickelson të ndajnë mes tyre çmimin, me Mickelson që ka thënë se kjo duhet të ishte një sfidë, ku fituesi merr gjithçka.
“Nëse ti [nuk] e bën këtë, e minon atë – tha Mickelson. E gjithë çështja është që fituesi merr gjithçka. Dhe kjo është pjesa më entuziazmuese”.
Paratë e vëna në dispozicion për sfidën mes Woods dhe Mickelson e zvogëlojnë çmimin e vënë në dispozicion për ndonjë individ për çfarëdo turneu golfi. Kjo është më e madhe se shifra prej 2,25 milionë sterlinash që u jepet fituesve të Wimbledon, si për meshkujt edhe femrat.
Megjithatë, fituesit e UEFA Champions League në futboll, të World Series në bejsboll, të American Football’s Superbowl dhe Rugby Union World Cup do të prisnin të merrnin më shumë para nëse do të fitonin një ndeshje.