Tirana, me numrin më të madh të automjeteve për banorë

04/12/2018 3:17 PM 0 komente

Ashtu si edhe në tregues të tjerë të zhvillimit ekonomik, qendra e vendit ka diferencë të madhe me rajonet e tjera edhe për numrin e lartë të automjeteve për banorë. Sipas të dhënave të INSTAT, Tirana, Durrësi dhe Vlora kanë numrin më të lartë të automjeteve për banorë, ndërsa në krahun tjetër, Elbasani, Korça, Kukësi dhe Dibra kanë numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë.

Në vitin 2017, Tirana numëroi 233 automjete për 1000 banorë, ose sa dyfishi i makinave për 100 banorë në Qarkun e Dibrës. Më pas shihet se Durrësi ka numrin më të lartë të automjeteve në raport me popullsinë, me rreth 213 automjete për 1000 banorë. Gjithashtu, Vlora renditet ndër qarqet me numër të lartë makinash në raport me popullsisë, me rreth 203 të tilla për 1 mijë banorë.

Numër të lartë automjetesh, mbi 190 të tilla për 1000 banorë, kanë edhe qarqet e Lezhës, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Dibra rezulton të ketë numrin më të ulët, me vetëm 101 automjete për 1000 banorë, e ndjekur nga Korça me 119 dhe nga Elbasani me 121 automjete për 1000 banorë. Qarqet me numrin më të lartë të të papunëve, si Lezha dhe Vlora, kanë numër të lartë automjetesh për frymë në raport me qarqet e tjera.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of