Gjatë tre muajve të parë të këtij viti ka rifilluar tendenca e rritjes së papunësisë në Shqipëri, ndonëse me ritme të kufizuara. Sipas publikimit të sotëm të Institutit të Statistikave, në fund të marsit shkalla e papunësisë llogaritej në 13.3%, nga rreth 13.2% që ishte në tremujorin e mëparshëm. Në tre muajt e parë të këtij viti forca e punës ishte 1.076.714 persona. Numri mesatar i të papunëve të regjistruar është 143.421 vetë, ndërsa numri mesatar i të papunëve që përfitojnë pagesë papunësie është vetëm 9.569 vetë.
Sipas INSTAT-it, fuqia punëtore në vend është rritur me 1.376 vetë në tre muaj, ndërsa të punësuarit kanë kaluar nga 932.388 në 933.293 vetë.
Niveli mesatar i ndihmës së pjesshme ekonomike është 3.390 lekë në muaj, ndërsa niveli i ndihmës ekonomike të plotë është 4.195 lekë në muaj. Paga minimale me Vendim të Këshillit të Ministrave është 20.000 lekë, ndërkohë që niveli bazë i pagesës së papunësisë është 6.850 lekë në muaj, vlerëson INSTAT
nヶc��
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.