Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Banka e Shqipërisë dollari ka vijuar rritjen e tij, duke shkuar sot në nivelin 128.87 lekë, 1.09 lekë më shumë se një ditë më parë.
Edhe euro ka shënuar një rritje prej 0.04 lekë, duke u këmbyer me 140.30 lekë.
Mosrënia e euros në tregun vendas po bën që kërcimi i dollarit të jetë më i lartë në raport me rritjen e tij në bursat ndërkombëtare (me qëllim ruajtjen e kursit të kryqëzuar).
Edhe në tregjet ndërkombëtare dollari ka shënuar rritje kundrejt ‘shportës’ së valutave kryesore të hënën teksa tregjet vlerësuan se Rezerva Federale mund të rrisë normat e interesit më shpejt se sa pritej.
Dollari amerikan qëndroi fort edhe kundrejt sterlinës dhe homologut të tij kanadez, duke e rritur indeksin e dollarit DXY deri në 97.828, nivele të larta që për herë të fundit janë arritur që në shtator të 2003-it.
Ndërsa euro ra në 1,0822 dollarë në Azi, për të arritur nivele të ulëta të cilat nuk janë ndeshur që nga shtatori i vitit 2003. Shifra e fundit e arritur ishte në 1.0837 dollarë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.