Prodhimi francez u tkurr në korrik me ritmin më të shpejtë të këtij viti si pasojë e shenjave se ekonomia e dytë më e madhe në rajonin e euro-së po përpiqet fort të fitojë ‘vrull’.
Indeksi i Blerjes së Menaxherëve për industrinë e prodhimit ra në 47.6 nga 48.2 në qershor, referoi Markit Economics me bazë në Londër. Kjo është shifra më e ulët që prej dhjetorit të vitit 2013 dhe shifra tretë radhazi nën 50, shenjë që sinjalizon tkurrje. Ekonomistët kishin parashikuar një rënie në 48, sipas një sondazhi të Bloomberg Neës.
Ekonomia franceze ‘mbeti në vend numëro’ në tre muajt e parë të këtij viti, krahasuar me një zgjerim prej 0.2 për qind në eurozonën prej 18-vendesh. Të dhënat e tremujorit të dytë të PBB-së priten në 14 gusht dhe do të shërbejnë si një element kyc në vlerësimin e Bankës Qendrore Evropiane rreth gjendjes së ekonomisë.
Të dhënat e PMI –së së Francës ‘qëndrojnë në përputhje me PBB-në e tremujorit pranë niveleve të stanjacionit teksa ekonomia vazhdon të tregojë shenja ‘të vakta’ për t’iu kthyer performancës së saj ‘apatike’ të kohëve të fundit,’ tha Jack Kennedy,
Treguesi i veprimtarisë së shërbimeve u rrit në 50.4 nga 48.2 në qershor, duke treguar rritje për herë të parë në tre muaj. Indeksi i përbërë i shërbimeve dhe prodhimit u rrit në 49.4 nga 48.1.
Ekonomistët parashikojnë se indeksi i fabrikës së bllokut të monedhës do të bjerë në 51.7 nga 51.8, me indeksin e përbërë të pandryshuar në 52.8.