Sektori i prodhimit industrial të Francës u tkurr më shumë se sa parashikuan analistët, duke intensifikuar dëshminë se ekonomia e dytë më e madhe në rajon po përpiqet fort të rritet.
Markit Economics tha se Indeksi i tij i Blerjes së Menaxherëve për prodhimin ra në 47.9 në dhjetor nga 48.4, duke qëndruar nën shenjën 50, që ndan zgjerimin nga tkurrja, për muajin e tetë radhazi. Ekonomistët kishin parashikuar një rritje prej 48.6. Treguesi për shërbimet u rrit në 49.8 nga 47.9, me biznesin e ri që u zgjerua për herë të parë që nga gushti. Treguesi për të dy industritë u rrit 49.1 nga 47.9.
Përballë ekonomisë së Francës që u zgjerua me shumë vështirësi gjatë tre viteve të fundit dhe deficencës se saj në rritjen e buxhetit, kryeministri Manuel Valls zbuloi një hartë të masave nga muaji ne muaj javën e kaluar për të rigjallëruar rritjen. Plani erdhi shumë vonë për Fitch Ratings, i cili e reduktoi vlerësimin e kredisë së vendit më 12 dhjetor, duke cituar mungesën e përmirësimit material në dinamikën e borxhit publik të vendit dhe dështimin në objektivat e deficitit.