Midis tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2017, 3.2 milionë njerëz (19.6% e të gjithë të papunëve në tremujorin e tretë të 2017) gjetën një punë, raporton Eurostat.
Gjatë kësaj periudhe, 9.9 milionë (59.7%) mbetën të papunë dhe 3.4 milionë më shumë (20.7%) u bënë ekonomikisht joaktive. Këto shifra nuk përfshijnë të dhëna për Gjermaninë, citohet në raportim.
Nga të gjithë ata që fillimisht ishin në punë në tremujorin e tretë të vitit 2017, 2.6 milionë (1.4%) u bënë të papunë në tremujorin e katërt të 2017 dhe 4.9 milionë (2.6%) kaluan në pasivitet ekonomik.
Nga ata që fillimisht llogariten si ekonomikisht joaktive në tremujorin e tretë të vitit 2017, 3.7 milionë (3.2%) u zhvendosën në punësim në tremujorin e katërt 2017 dhe 3.9 milionë (3.4%) kaluan në papunësi.
Grafiku dhe tabela më poshtë japin një pasqyrë të të gjitha tranzicioneve të mundshme dhe tregojnë ndryshimet në statusin e tregut të punës. Në grafik, shifrat për punësim, papunësi dhe pasivitet i referohen numrit të njerëzve që mbeten në secilin status midis dy tremujorëve. Shigjetat gri tregojnë drejtimin e rrjedhave neto.