Me transferimin e tij nga Roma tek Chelsea, Antonio Rudiger ka hyrë në klasifikimin e lojtarëve gjermanë më të shtrenjtë të të gjithë kohërave.
Lojtari gjerman më i shtrenjtë i të gjitha kohërave është Leroy Sane, i cili në vitin 2016 u transferua nga Schalke 04 te Manchester City për 50 milionë euro.
Podiumi plotësohet nga Mesut Özil dhe Julian Draxler. Në vend të katërt është futbollisti me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, që verën e vitit të kaluar u transferua nga Valencia tek topçinjtë e Londrës për 41 milionë euro.
Më poshtë është klasifikimi i top 20 transferimeve të futbollistëve gjermanë:
20. MESUT ÖZIL | Nga Werder Bremen tek Real Madrid | çmimi: 18 milionë euro
19. NIKLAS SÜLE | Nga Hoffenheim tek Bayern | çmimi: 20 milionë euro
18. MAXIMILIAN PHILIPP | Nga Freiburg tek Borussia Dortmund | çmimi: 20 milionë euro
17. KEVIN VOLLAND | Nga Hoffenheim tek Bayer Leverkusen | çmimi: 20 milionë euro
16. MARIO GÖTZE | Nga Bayern tek Borussia Dortmund | çmimi: 22 milionë euro
15. ANDRE SCHÜRRLE | Nga Bayer Leverkusen tek Chelsea | çmimi: 22 milionë euro
14. ILKAY GÜNDOGAN | Nga Borussia Dortmund tek Manchester City | çmimi: 27 milionë euro
13. ANDRE SCHÜRRLE | Nga Wolfsburg tek Borussia Dortmund | çmimi: 30 milionë euro
12. TONI KROOS | Nga Bayern tek Real Madrid | çmimi: 30 milionë euro
11. MANUEL NEUER | Dallo Schalke 04 tek Bayern | çmimi: 30 milionë euro
10. MARIO GOMEZ | Nga Stuttgart tek Bayern | çmimi: 30 milionë euro
9. ANDRE SCHÜRRLE | Nga Chelsea tek Wolfsburg | çmimi: 32 milionë euro
8. ANTONIO RÜDIGER | Nga Roma tek Chelsea | çmimi: 35 milionë euro
7. MATS HUMMELS | Nga Borussia Dortmund tek Bayern | çmimi: 35 milionë euro
6. MARIO GÖTZE | Nga Borussia Dortmund tek Bayern | çmimi: 37 milionë euro
5. JULIAN DRAXLER | Nga Wolfsburg tek Paris Saint-Germain | çmimi: 40 milionë euro
4. SHKODRAN MUSTAFI | Nga Valencia tek Arsenal | çmimi: 41 milionë euro
3. JULIAN DRAXLER | Nga Schalke 04 tek Wolfsburg | çmimi: 43 milionë euro
2. MESUT ÖZIL | Nga Real Madrid tek Arsenal | çmimi: 47 milionë euro
1. LEROY SANE | Nga Schalke 04 tek Manchester City | çmimi: 50 milionë euro