Tottenham Hotspur, klubi londinez i cili militon në Premier League, bëri të ditur kostot për ndërtimin e stadiumit të ri – që do të ngrihet mbi rrënojat e stadiumit të vjetër “White Hart Lane” – vlerësohen mes 750 – 800 milionë sterlina – pa e arritur shifrën 1 miliard. Pritet që stadiumi i ri prej 61.500 vendesh të mbetet brenda parashikimeve të klubit për sa u përket shpenzimeve ekonomike.
Hipoteza fillestare vërtitej rreth 400 milionë sterlina, por në muajin qershor, Spurs ranë dakord për një kredi pesëvjeçare pikërisht për këtë shifër me Bank of America Merril Lynch, Goldman Sachs dhe HSBC Bank. Kësaj i shtohen edhe 340 milionë sterlina që Tottenham i ka shpenzuar për “blerjen e tokës dhe procesit të planifikimit” – deklaroi shoqëria.
Stadiumi i ri i Tottenham mund të jetë më i shtrenjti pas atij të Wembley
Stadiumi do të jetë impianti i dytë futbollistik më i shtrenjtë që është ndërtuar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar pas atij të Wembley, por kjo mbetet për t’u parë pas impiantit të ri që pritet të ndërtojë edhe Chelsea, i cili është aktualisht në fazë projektimi.
Kostot deri më tani llogariten në 400 – 500 milionë sterlina por mund të rriten deri në 800 milionë sterlina për shkak gjithë kompleksitetit që lidhet me strukturën e terrenit dhe kërkesat që lidhen me infrastrukturën lokale.