Është më i zhdërvjellët dhe sportiv, modeli Touareg numër tre, me një ballore “të rëndësishme” që i dhuron karakter. Brenda, një ndërfaqe e re në të gjithë gjerësinë, që bashkon drejtimin me sistemin infotainmen
Jashtë Suv, brenda përfaqësues i denjë, dhe me shumë hi-tech. Ja identikiti i serisë së tretë të Touareg-ut: lideri i ri, më i miri i grupit Volkswagen. Bëhet fjalë për një “gur shahu”, pjesë e rinovimit të ofertës me rrota të larta, të nisur dy vjet më parë me modelin T-Prime Concept GTE, nga i cili modeli i serisë riprodhon besnikërisht tiparet dinamike dhe muskulore.
I VENDOSUR MIRЁ
Modeli i ri Touareg, 4,88 metra i gjatë dhe i bazuar në arkitekturën e Mlb Evo, të përdorur edhe në modelet e tjerë sportivë të grupit, ka pamje autoritare dhe dinamike. Kjo, në sajë të grilës së gjerë të kromuar, e cila kombinohet me fenerët Led Matrix, të linjës që gjeneron supe të fuqishme dhe çatisë së pjerrët, që e bën të duket më sportiv.
Megjithatë, edhe më shumë se format, spikat kabina, jo vetëm për hapësirën e ambientit, por sidomos për atmosferën mikpritëse, rrjedhojë e takimit mes sqimës dhe pranisë së Innovision cockpit (serie në disa versione dhe opsion në disa të tjerë). Ky i fundit, shkrin në një sipërfaqe të vetme, të lakuar, prej xhami, ekranin 12 inç të instrumenteve (Digital cockpit) me atë qendror, me prekje, 15 inç, të sistemit infotainment, i cili nga ana e tij, është i konfigurueshëm si tablet dhe i përdorshëm në mënyrë instiktive. Sistemi është zhvilluar në brendësi dhe përbën një qendër të vërtetë komandimi, pasi ka izoluar tek paneli qendror vetëm tastet e mënyrës së drejtimit, të rregullimit të suspensioneve dhe zërit. Delli teknologjik i Suv-it të ri, konfirmohet nga çfarë fshihet në karroceri.
Në fakt, përveç traksionit integral të përhershëm, 4Motion, dha kambios automatike me 8 marshe, Touareg-u ofron të gjithë sistemet më të përparuar të ndihmës në drejtim dhe sigurisë, të lidhura në një njësi të vetme kontrolli.
Për më tepër, lejon të optohet për boshtin drejtues të pasëm, për kompensimin elektro-mekanik të humbjeve të aderencës, (që për shkak të nivelit të lartë të thithjes së energjisë, kërkon një impiant 48V), për suspensionet pneumatike dhe paketën për të testuar makinën në kalimet off -road të vështira. Ekzistojnë pesë mënyra specifike, të cilave iu shtohen po aq mënyra të dedikuara për përdorimin në rrugë.
Për të përmirësuar sjelljen dinamike, por edhe për ta bërë më të lehtë drejtimin në çdo situatë, tek Volkswagen-i kanë punuar në disa drejtimet, për të kufizuar masën e Touaregut. Në fakt, edhe pse është pak më e madhe, seria e re peshon 106 kg më pak se ajo e mëparshme. Përmasat më të mëdha, i kanë mundësuar rritjen e kapacitetit të bagazhit, nga 697 në 810 litra. Tregtimi në Itali pritet në verë, fillimisht me motorët 3.0 V6 me naftë, me 231 dhe 286 kf. Pajimet do të jenë në katër versione: Atmosferë, Elegancë, R-Line dhe Executiv. Më pas, do të ketë zgjerim të motorëve: për momentin, megjithatë, versioni i vetëm i sigurt është ai hibrid plug-in, me 367 kuaj-fuqi, i cili do të arrijë në Europë pas debutimit në Kinë.
E DYFISHUAR NЁ DY VJET
Në verë, kur Touareg-u i ri të dalë në treg, modelet sportive në listën e kompanisë Volkswagen do të jenë katër: T-Roc, Tiguan, Tiguan Allspace dhe, natyrisht ky më i miri, për të cilin po flasim. Mund t’i shikoni këtu në të djathtë, nga më e vogla tek më e madhja, përfshirë modelin Atlas (më poshtë), më i madhi i të gjithëve, i destinuar për tregun amerikan, të lindjes së mesme dhe atë kinez (ku quhet Teramont). Në listë mungon një syresh, modeli T-Cross, më i vogli i grupit, i planifikuar të dalë në shitje në fillim të vitit 2019.
Sigurisht, duke u nisur nga e sotshmja, është e vështirë të besohet se vetëm dy vite më parë, Suv-et e gamës ishin vetëm dy, Tiguan dhe Touareg. Çfarë ndodhi? Ishte “thjesht” efekti i sulmit “makina sportive” nga ana e kompanisë gjermane, që në një kohë relativisht të shkurtër, ka arritur të krijojë një gamë modelesh të ndryshme me rrota të larta. Aq sa, pas një vit, do të ofrojë llojin e makinës më të kërkuar sot, në të gjitha përmasat: nga segmenti B tek ai D, nga 4.15 metra pak a shumë të modelit T-Cross, tek 4.88 metra të modelit luksoz Touareg.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.