TOYOTA, KOHA PЁR TЁ GUXUAR

26/10/2018 8:44 PM 0 komente

Duket se gjigandi japonez ka ndryshuar kursin për sa i përket dizajnit: si fillim me Auris-in e tani me modelin RAV4, i cili ka qenë gjithmonë strategjik për markën. Më dinamik dhe origjinal, Suv-i do të mbërrijë në Itali në vitin 2019, vetëm në versionin hibrid

 

Si fillim nuk e besuam, duke e paragjykuar të “egrën” fuoristradë FT-AC Concept, të prezantuar nga Toyota në Sallonin e Los Anxhelos 2017, si një ushtrim interesant stili, e mbase guximi i tepruar në të, nuk na lejoi ta konsideronim si pasqyrën estetike të modelit të ardhshëm RAV4. Kjo edhe për faktin dizajnerat P të ndërtuesit japonez, sidomos në rastin e gjeneratave pjesë e listës aktuale, duket se kishin humbur atë lloj origjinaliteti, që kishte qenë veçori dalluese e modelit, që nga seria e parë e vitit 1994. Bëhet fjalë për atë makinë që i ka dhënë jetë gamës së makinave sport-utility kompakte, siç e kuptojmë sot.

Ja, në foton e madhe Toyota e re Suv: ajo ka forma që guxojnë dhe një dizajn që mbart në vete revolucion. E paraqitur në Sallonin e Nju Jork-ut dhe gati për debutim komercial në Evropë në fillim të vitit 2019, gjenerata e pestë e RAV4, ruan pothuajse të paprekur tematikën stilistike të propozuar nga modeli koncept FT-AC. Natyrisht, aty-këtu, vërehet ndonjë lehtësim në detaje, thjesht sa për të mos ekzagjeruar: pjesa fundore, megjithatë, duket se është krejtësisht e njëjtë me prototipin.

Nëse e shohim me vëmendje, megjithatë, disa shenja të “marrëveshjes së re”, mund të pikaseshin tek pamja e fundit e modelit Auris, agresiv dhe sportiv, duke dëshmuar se ndoshta Toyota ka vendosur të shtrijë hapin e të fokusohet nga tani e tutje, në dellin estetik. Ky është edhe rasti i modelit RAV4 i cili, ashtu si Auris, ka përshtatur platformën modulare Tnga, një element kryesor për të gjithë modelet e rinj kompaktë të grupit japonez. Në këtë rast, kemi të bëjmë me hap më të gjate me 3 cm – për një total prej 2.69 metra – që sjell efekte të dobishme në kabinë dhe në kapacitetin e bagazhit. Por kjo nuk është e gjitha.

 

HAPЁSIRЁ DHE LEHTЁSI NЁ DREJTIM

Modeli i ri RAV4 do të jetë gjithashtu pak më i gjerë, dhe kjo, e kombinuar me platformën më të fuqishme, duhet të sigurojë cilësi dinamike më të mira e zhdërvjelltësi më të madhe, tashmë të pranishme edhe kur bëhet fjalë për vetura të larta familjare. Sa për përmasat, japonezja humbet vetëm një centimetër në gjatësi, duke mbetur e kapur fort tek makinat e madhësisë mesatare, me katër metra e gjashtëdhjetë centimetra.

Po hibridi? Sigurisht që mbetet strumbullar i domosdoshëm për këtë model në shkallë globale, dhe është me të vërtetë i vetmi i ofruar në tregun italian. Po flasim për 2,5 hibrid i plotë, i bërë edhe më shumë i ekuilibruar në konsume dhe më i rrjedhshëm në shpërndarje. Fuqia do të jetë më e madhe se ajo aktuale dhe do të kalojë 200 kf, me cilësi që duhet të jenë më të mira. Nuk është parashikuar, pra, mundësia për të zgjedhur mes dy versioneve, njëri më turistik dhe tjetri me performancë më të lartë, për modelin Auris. Ndërkohë është konfirmuar transmisioni me variacion të vazhdueshëm e-Cvt, që sipas kompanisë, përfaqëson gjithmonë kombinimin më të mirë të performancës, lehtësisë në drejtim dhe ekonomisë së konsumeve.

Si në serinë aktuale, në dispozicion do të vazhdojnë të jenë dy variante: njëri me traksion të përparmë dhe tjetri me traksion integral. Ky i fundit, i përftuar si tani, falë një motori elektrik në pjesën e pasme. Sistemi, i rinovuar në kontrollin dhe menaxhimin elektronik, lejon transferimin, në kushte të caktuara, të një sasie më të madhe momenti përdredhës në rrotat e pasme: kështu, drejtimi bëhet më përfshirës, sidomos në asfalt. Së fundmi, do të futen edhe sistemet më të reja të asistencës në drejtim, në sajë të gjeneratës së dytë të paketës Toyota Safety sense.

 

Linja moderne dhe këndore, por harmonike, ato të modelit RAV4 (sipër, në të majtë, gjenerata e sotme). Përveçse origjinale, është në gjendje t’i japë forcë dhe personalitet të gjithë pjesës anësore, falë edhe kontributit të suksesshëm të traut mbajtës të pasëm. Bie në sy uniforma dyngjyrëshe e këtij koncepti, i cili gjithashtu do të jetë i disponueshëm në tregun italian

Foto në të majtë dhe sipër: pjesa e brendshme e kabinës është cilësore dhe e realizuar mjaft mirë deri në detaje (të tilla si komandat). Poshtë, në të majtë: fenerët e përparmë LED dhe prerja e vendosur e dritave të pasme

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of