Igor Trajanovski, Zv Drejtor I Invest Macedonia, është shprehur se në bashkëpunimin ekonomik me Shqipërinë është më interes realizimi i përbashkët i projekteve infrastrukturore, dhe atyre në fushën e energjetikës dhe turizmit.
Të udhëhequr nga nevoja për bashkëpunim në fushën e zhvillimit aktiv dhe promovimin e ofertës së përbashkët turistike, të dy vendet nëpërmjet agjencive kombëtare për promovimin e turizmit firmosën marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjelltë me qëllim paraqitjen e ofertave turistike dhe nxitjen e tur operatorëve si dhe në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja në sektorin e turizmit.
Të dhënat zyrtare në pjesën e shkëmbimit tregtar me Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit 2017 tregojnë se vlera e përgjithshme e mallrave të importuara nga Shqipëria në Maqedoni arrin vlerë 41.853.068 euro, ndërsa ato të eksportuara arrijnë në 40.920.379 euro.
Si i vlerësoni marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë?
Marrëdhëniet e mira dhe stabile ndërmjet dy vendeve tona paraqesin kapital të madh nga të cilat do të përfitojnë të dy shoqëritë dhe bashkësitë e biznesit.
Shkëmbimi tregtar shënon trend të rritur por potenciali për bashkëpunim ekonomik nuk është deri në fund i shfrytëzuar. Kjo do të thotë se ka hapësirë për intensifikimin e aktiviteteve ekonomike ndërmjet dy vendeve. Ajo që është me rëndësi është se ekzistojnë zotime reale për përmirësimin e klimës tregtare dhe investuese si dhe hapjen e ekonomive tona. Marrëveshja për bashkëpunim tregtar dhe ekonomik, si dhe Marrëveshja e CEFTA-s për tregti të lirë tregojnë për përkushtimin reciprok në drejtim të thellimit të marrëdhënieve ekonomike nëpërmjet liberalizimit të plotë të shkëmbimit tregtar.
Në këto suaza punojmë në bashkëpunim të ndërsjelltë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte, ku nuk është përjashtuar mundësia për themelimin e kompanive të përziera, me ketë rast ka mundësi për rritje edhe në shumë sektorë tjerë.
Ajo që është më me rëndësi për Maqedoninë dhe Shqipërinë në pjesën e interesave të përbashkëta për zhvillimin e të dyja vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen është realizimi i përbashkët i projekteve infrastrukturore, zhvillimin e energjetikës si dhe zhvillimin e turizmit.
Si mundet të rritet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve, në fushën e tregtisë, turizmit dhe investimeve?
Të dhënat zyrtare në pjesën e shkëmbimit tregtar me Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit 2017 tregojnë se vlera e përgjithshme e mallrave të importuara nga Shqipëria në Maqedoni arrin vlerë 41.853.068 euro, ndërsa ato të eksportuara arrijnë në 40.920.379 euro.
Konkluzionet nga konferenca punuese e organizuar nga odat ekonomike të Maqedonisë ku sipërmarrës nga Maqedonia dhe Shqipëria debatuan për zgjerimin e shkëmbimit tregtar, tregon në nevojën e harmonizimit të pjesës nga prodhimet dhe industritë si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore me çka do të uleshin edhe shpenzimet e përgjithshme të vendosura në çmimin e prodhimeve.
Në lidhje me sektorin e turizmit, me kënaqësi mund të them se interesi i turistëve nga Maqedonia për Shqipërinë dhe vizitat turistike në Maqedoni nga ana e qytetarëve të Shqipërisë çdo vit rritet edhe më shumë.
Të udhëhequr nga nevoja për bashkëpunim në fushën e zhvillimit aktiv dhe promovimin e ofertës së përbashkët turistike, të dy vendet nëpërmjet agjencive kombëtare për promovimin e turizmit firmosën marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjelltë me qëllim paraqitjen e ofertave turistike dhe nxitjen e tur operatorëve si dhe në fushën e tërheqjes së investimeve të huaja në sektorin e turizmit.
Një ndër mënyrat se si mundemi t’a rrisim këtë bashkëpunim është ndërmjet organizimit të vazhdueshëm të vizitave nga ana e tur operatorëve dhe mediave nga të dyja vendet.
Në pjesën e tërheqjes së investimeve dhe promovimin e biznes klimës në të dy vendet organizohen forume për biznes dhe investime ku në B2B ngjarjet kompanitë nga sektorë përkatës të të dyja vendeve kanë mundësi të realizojnë kontakte direkte dhe të njihen nga afër me potencialin dhe mundësitë për bashkëpunim. Një forum i tillë në vitin 2013 finalizoi me firmosjen e Memorandumit për Bashkëpunim ndërmjet Agjencisë për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Maqedonisë – Invest Macedonia dhe Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve – AIDA nga ku doli promovim i rritur i mundësive për bashkëpunim tregtar dhe shkëmbim të përvojave nga fusha e investimeve të huaja direkte.
Edhe pse këto janë shembuj të bashkëpunimit të suksesshëm, konsiderojë se mundet të bëhet edhe më shumë në këtë drejtim me iniciativa të ngjashme nga të dyja palët. Pikërisht, edhe BE e vërtetoi këtë në forumin që u zhvillua në Trieste i cili hapi mundësi të reja për bashkëpunim që do të mundësojnë avancimin e marrëdhënieve ekonomike të të dyja vendeve të cilat së bashku dërguan sinjal të fuqishëm – fokusi i Europës të jetë sa më shumë i përqëndruar në këtë regjion. Mirëpo, siç edhe përmenda, me rëndësi të madhe për lehtësimin e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë do të ishte përmirësimi i infrastrukturës rrugore.
Cilët janë sektorët strategjikë ku të dy vendet mund të plotësoheshin njëri me tjetrin?
Maqedonia dhe Shqipëria si fqinjë të afërt kanë nevojë për lidhje të ndërsjelltë energjetike që është me interes për të dy vendet. Energjetika paraqet tregues tejet të rëndësishëm ekonomik dhe për këtë çdoherë ka hapësirë për angazhim plotësues të përbashkët për definimin e mundësive për lidhjen e të dyja vendeve në pjesën e sistemit elektroenergjitë dhe gazsjellësit.
Siç e dini, në vitin 2015 Maqedonia firmosi Memorandum për Bashkëpunim me Shqipërinë në fushën e energjetikës. Kjo marrëveshje i përcakton segmentet e bashkëpunimit në sferat e efikasitetit energjetik, naftës dhe derivateve të naftës, prodhimin e energjisë elektrike nëpërmjet hidrocentraleve të vogla etj.
Në vazhdim, investimi në ndërlidhjen infrastrukturore do të jep impuls të ri dhe në mënyrë tërësore do t’a lehtëson bashkëpunimin ekonomik dhe shpenzimet e transportit si udhëtime turistike në të dy vendet. Kohës së fundit erdha te një e dhënë se si rezultat i infrastrukturës së pazhvilluar rrugore ndërmjet dy vendeve, shpenzimet rrugore për transport dhe shkëmbimi i mallrave ndërmjet vendeve tona janë në vlerë sikurse me ndonjë destinacion me të largët.
Në këtë drejtim, paraqesim edhe nevojën për projekte të përbashkëta infrastrukturore, të cilat duhet të ndikojnë pozitivisht në rritjen e numrit të udhëtarëve, mallrave dhe shërbimeve ndërmjet të dyja vendeve. Veçanërisht është e rëndësishme përkushtim i përbashkët i realizimit të projekteve vijuese infrastrukturore të cilat përfshijnë infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetike, në kuadër të Koridorit 8. Lidhja e shpejtë e vendeve tona ndërmjet Koridorit 8 që parashikon lidhjen me Italinë dhe Bullgarinë do të rezulton në vëllim të rritur të investimeve dhe shkëmbim më të madh tregtar.
Cila është strategjia që Maqedonia do t’a përcjell në tërheqjen e investimeve të huaja?
Agjencia për investime të huaja dhe promovimin e eksportit të Maqedonisë – Invest Macedonia është themeluar për shkak të sigurimit të interesit të rritur të investimeve të huaja direkte dhe promovimin e eksportit me ketë rast nxitet rritja ekonomike dhe zhvillimi në Maqedoni. Rezultatet e saja pjesërisht i takojnë zhvillimit të vazhdueshëm, përditësimit dhe implementimit të praktikave më të mira të strategjive. Në këtë periudhë punojmë në përditësimin e rivendosjes së strategjisë për tërheqjen e IHD e cila do të jetë e drejtuar kah gjetja e pengesave në punën çdo ditore të kompanive të cilat më vonë nëpërmjet sugjerimeve tona do të ishin të bartura në zgjidhje ligjore, inicim më të madh të bashkëpunimit midis institucioneve arsimore dhe kompanive, veçanërisht në pjesën e shkencave teknike, si dhe drejt analizave më të detajuara të sektorëve të caktuar në të cilat do të fokusohemi në procesin e tërheqjes së investimeve të huaja direkte.
Gjithsesi, me rëndësi të veçantë do të jetë edhe bashkëpunimi dhe shkëmbimi i eksperiencave si dhe know-how me shtetet fqinje që do të rezulton me avancimin e procesit të tërheqjes së IHD dhe atë në pjesën e turizmit, energjetikës dhe industrisë.
A mund të na shpjegoni përvojat e Maqedonisë me Zonat Zhvillimore Teknologjike Industriale? Sa është e suksesshme në tërheqjen e investimeve të huaja dhe cilat janë mangësitë të cilat mund ti ketë?
Nëse që në fillim ka pasur dyshime për ekzistencën dhe përfitimet e ekzistimit të Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale, sot ekzistojnë përvoja që flasin për përfitimet e kompanive të huaja të cilat kanë ndikime pozitive në standardin e jetesës së qytetarëve.
Për momentin janë themeluar 15 Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, në gjithsej 13 lokacione në Maqedoni. Kompanitë të cilat ndodhen në Zona kontribuan ndryshimin e strukturës së produkteve të eksportuara respektivisht vendosën produkte të reja dhe kontribuan për diversifikimin e industrive dhe të portofolit të pasuruar industrial të vendit.
Përveç krijimit direkt të vendeve të punës, krijimi indirekt i vendeve të reja të punës nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit me kompanitë vendore, përfitimet nga Zonat janë praktikat e reja që sillen në vend, bartja e njohurive dhe aftësive. Përveç asaj, kompanitë e vendosura në Zonat e Zhvilluara Teknologjike Industriale kanë pjesë në PBB dhe luajnë rol të rëndësishëm në promovimin e Maqedonisë si destinacion biznesi. Kompanitë e vendosura në Zona kanë realizuar bashkëpunim me mbi 500 kompani vendore.
Si rezultat i numrit të madh të kompanive të huaja të vendosura në Zona treguesit e fundit tregojnë një rritje të ndjeshme të eksportit nga fabrikat në Zonat e Zhvilluara Teknologjike Industriale, por edhe për bashkëpunim më të ngushtë me kompanitë vendore. Vetëm vitin e kaluar eksportet nga ZZHTI shënuan rritje me mbi 30% krahasuar me vitin e kaluar.
Së fundmi, në Samitin e Triestes, u ndërmorën hapa për krijimin e tregut rajonal ekonomik. Si e vlerësoni këtë ide dhe ku e shihni Shqipërinë dhe Maqedoninë në këtë treg?
Propozimi për arritjen e një marrëveshje për treg të përbashkët në Ballkan është mundësi e mirë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet shteteve. Bëhet fjalë për plan për të krijuar një treg të vetëm rajonal ku vendet nga rajoni do të bashkohen në një zonë të vetme ekonomike në të cilën do të ekzistonin kushte të barabarta, taksa të balancuara, kosto të zvogëluara, transferim më të shpejtë të mallrave dhe shërbimeve. Qëllimi është që të inkurajojmë zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit sa më shpejtë për të arritur standardet e vendeve të zhvilluara të BE-së.
Të gjitha vendet e rajonit i ndjejnë mundësitë e limituara të tregut të vogël. Ne si vend që në të kaluarën ishim pjesë e një tregu të unifikuar ekonomik prej 23 milionë banorësh, i njohim përfitimet për kompanitë dhe konsumatorët për të patur një treg të tillë. Me braktisjen e parimit të ekonomisë kontraktuale dhe futjen e ekonomisë së tregut, ishim dëshmitarë të vështirësive me të cilat u ballafaquan numër i madh i kompanive të cilat pjesën më të madhe të asortimentit të tyre e drejtuan në tregun e vetëm ekonomik. Këto kompani kanë qenë në gjendje të kërkojnë tregje të reja për të shitur produktet dhe shërbimet e tyre ku do të duhej të ballafaqoheshin me normat dhe standardet që zbatohen në tregun ndërkombëtar, për shkak se në tregun e Maqedonisë me dy milionë banorë nuk mundej të absorbonin prodhimin e tyre apo potencialin tregtar.
Do të doja të theksoj se kjo ide nuk është e re dhe se vendet nga rajoni janë pjesë e marrëveshjes për tregti të lirë CEFTA që u firmos në vitin 2006 me qëllim liberalizimin e plotë të tregut në rajon me sukses të veçantë në pjesën e liberalizimit në tregtinë me produktet bujqësore dhe trajtimin e barrierave të ndryshme jotatimore në tregti. Rezultatet e arritura nëpërmjet marrëveshjes CEFTA janë bazë e shkëlqyer për realizimin e planit të formimit treg rajonal ekonomik, i cili padyshim do të sjell në rritjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, inovacionet dhe investimet dhe përfundimisht do të kontribuon drejt rritjes së standardit jetësor si dhe fuqisë ekonomike të vendeve nga rajoni. Përsëri me rëndësi të veçantë është që ky plan të jetë vetëm përgatitje për përafrim, dhe jo zëvendësim në rrugën drejt BE-së.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.