Transferimi i Pogba, agjenti Raiola fiton 49 milionë euro

09/05/2017 4:15 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Mino-Raiola-Paul-Pogba-Man-Utd-Transfer

Agjenti Mino Raiola ka fituar 49 milionë euro në total për transferimin e Paul Pogba nga Juventus te Manchester United – sipas Football Leaks. Verën e shkuar, Pogba u transferua te Manchester United për 105 milionë euro, nga të cilat 27 milionë i ka përfituar Raiola dhe shoqëria e tij Topscore Sports Limited sipas një marrëveshjeje të firmosur nga drejtori i përgjithshëm i Juventus, Giuseppe Marotta dhe Raiola, rreth tre javë përpara shitjes së lojtarit.

Nga ana tjetër, Manchester United ka arritur një marrëveshje me Raiola-n më 8 gusht 2016 për pagimin e 19,4 milionë euro në pesë këste brenda shtatorit të vitit 2020. Këtyre vlerave do t’i shtohen edhe 2,6 milionë euro që vetë Pogba detyrohet t’i paguajë agjentit të tij.
Në sezonin e parë te “Djajtë e Kuq”, sipas kontratës së nënshkruar Pogba ka fituar 10,2 milionë euro neto, si dhe 3,4 milionë euro të tjera nga sponsorët.

Këto shifra janë relativisht të vogla krahasuar me shumën që Raiola fiton nga kalimi i Zlatan Ibrahimovic tek Manchester United. Kujtojmë se Ibrahimovic do të përfitojë 22,6 milionë euro këtë sezon, rreth 435 mijë euro në javë. Këtyre u shtohen bonuset që suedezi përfiton nga shënimi i golave dhe asistet e realizuara. Përpara se të dëmtohej, më 20 prill në ndeshjen kundër Anderlecht, Ibrahimovic kishte shënuar 28 gola dhe dhënë 10 asiste, për të cilat në bazë të kontratës do t’i shkojnë 3,39 milionë euro.

Dëmtimi i rëndë në ligamentet e gjurit, që do ta mbajë jashtë fushave për më shumë se 6 muaj ka zbehur mundësinë e rinovimit të kontratës që përfundon në fund të sezonit me të njëjtat kushte.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz