Howard Schultz, kreu i Starbucks, tha vitin e kaluar se ‘monedha e udhëheqjes është transparenca’. Nëse është kështu, bosët duhet të ndihen gjithnjë e më të kualifikuar për të komanduar trupat e tyre. Biznesi po detyrohet të jetë më i hapur në një mori fushash raportimi, duke filluar nga taksat dhe kontratat e qeverisë e deri te programet antikorrupsion dhe ato të mbështetjes. Aktivistët ndihen të kënaqur, por vazhdojnë të kërkojnë më shumë.
Drejtuesit kanë filluar të pyesin nëse revolucioni po rrezikon të shkojë shumë larg. Tri forca janë ato që po udhëheqin ndryshimin. Së pari, qeveritë po kërkojnë përgjegjësi më të madhe të korporatave në prag të krizës financiare globale. Fshehtësia e korporatës nuk është më – fundi i mprehtë i së cilës është pastrimi i parave të kompanive ndërmjetëse (kompani që shërben si mjet për transaksione biznesi, duke mos zotëruar asnjë aktive apo operacion sinjifikativ për vete)- një axhendë nxitur thjesht nga Norvegjia dhe pak të tjerë; ajo është bërë një prioritet për G20. Së dyti, janë shfaqur gazetarët hetues. Një shembull i kohëve të fundit është ekspozimi nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë të marrëveshjeve të dashura tatimore për shumëkombëshet në Luksemburg. Faktori i tretë është rritja e sofistikimit të OJQ-ve në këtë sferë, të tilla si Transparency International (TI) dhe Global Witness. ‘Njëzet vjet më parë, puna jonë dukej një ëndërr e pamundur. Tani po bëhet realitet’, thotë Ben Elers e TI. Kohët e fundit, TI botoi studimin e saj të fundit mbi raportimin korporativ, i cili vlerësoi 124 kompanitë e mëdha të listuara publikisht, në bazë të qartësisë së programeve të tyre antikorrupsion, zotërimet e tyre të korporatave dhe raportimin e tyre financiar. Katër të pestat e tyre shënuan më pak se pesë nga dhjetë pikë në total, por ka pasur dallime të mëdha rajonale; shtatë nga dhjetë firmat më të hapura ishin europiane. Një nga treguesit sipas të cilit u gjykuan firmat ishte raportimi i fitimeve nga vendi në vend, taksat e paguara dhe të ngjashme me këto. Një raportim më i qartë ligjor do të ndihmonte të jashtmit të identifikonin mashtrimin tatimor përtej detit dhe mitmarrjen. Kjo perceptohet si ‘Guri i shenjtë’ nga OJQ-të, thotë Raymond Baker i Global Financial Integrity, një prej tyre. Aktualisht shumica e kompanive i miksojnë llogaritë e tyre në një mënyrë që është vështirë të shohësh se çfarë asetesh dhe të ardhurash kanë ato në çdo vend të dhënë.
Por ndryshimi po afron: raporti nga vendi në vend është tashmë pjesë e axhendës së reformave “Base Erosion and Profit Shifting” (Erozioni bazë dhe zhvendosja e fitimeve) të OECD-së, e cila synon frenimin e shmangies së taksave.
Shtytja e madhe për më shumë transparencë është shfaqur në industritë nxjerrëse. Kjo nuk është për t’u habitur, pasi këto (si dhe industria e mbrojtjes) historikisht kanë qenë baza të korrupsionit. Progresi ka ardhur në nivel rajonal:
Shtetet e BE-së kanë filluar të kalojnë në ligj një direktivë të re që kërkon, raportimin e pagesave të grupeve nxjerrëse ndaj qeverive nga vendi në vend, dhe në disa raste nga projekti në projekt. Amerika aktualisht duhet t’i kishte futur në sistem rregulla të ngjashme, por këto, mandatuar nga akti Dodd Frank i 2010-s, janë ende në fazë përgatitore.
“Publiko Çfarë Paguan”, llogarit se këto rregulla do të mbulonin dy të tretat e nxjerrjes globale të biznesit në vlerë, jo vetëm grupet perëndimore, por firmat kineze, ruse dhe të tjera që janë kapur në rrjet, duke qenë se kanë zotëruar letra me vlerë të listuara në Perëndim.
Por sërish do të ketë probleme në fushën e lojës: disa prodhues shtetërorë nga Lindja e Mesme, për shembull, nuk do të mbulohen. Prandaj lind nevoja për standarde globale. Dikush mund të shfaqet nga Iniciativa e Transparencës së Industrive Nxjerrëse (EITI), një institucion që synon zhvillimin e standardeve shumëpalëshe, formuar nga një koalicion i qeverive, kompanive dhe shoqërisë civile të të cilit e mbikëqyr sekretariati me bazë në Oslo. EITI është vullnetar, por në qoftë se një vend nënshkruan, të gjitha firmat që operojnë atje duhet të përputhen me udhëzimet e raportimit të saj. Pothuajse 50 shtete (përfshirë Irakun dhe Nigerinë) i janë bashkuar asaj.
EITI ka mbështetje nga 90 firma, në mesin e tyre Statoil e Norvegjisë. Kreu i saj, Hege Marie Norheim, argumenton se ndërsa mosdeklarimi i pagesave të projektit shërben më mirë për konkurrencën afatshkurtër, deklarimi i tyre është ‘më i mirë për stabilitetin afatgjatë të kompanisë’.
Kostot e “errësirës”
Tregtarët e mallrave, zakonisht një bandë e fshehtë, po bëhen më të hapur ndaj kësaj mënyre të menduari. Trafigura, një gjigant zviceran tregtar, kohët e fundit tha se do të japë informacione për pagesat e lidhura me naftën në të gjitha vendet e EITI. Arsyet e saj për diçka të tillë: ndryshimi është gjithsesi një horizont dhe ata që e përqafojnë më shpejt atë do të pozicionohen më mirë për të ndihmuar në formësimin e standardeve. Ka gjithashtu dhe një motivim financiar: bankat kanë reduktuar fondet për firmat e errëta tregtare pasi u gjobitën për shkeljet e sanksioneve.
Prodhuesit e naftës, ndërkohë, kanë filluar të publikojnë më shumë detaje të kontratave për ndarjen e prodhimit me qeveritë. Kjo është diçka ‘e mirë për kompanitë sepse do të tregojë se si vlerësohen [kontratat] që, në kundërshtim me perceptimin e përbashkët, është zakonisht në favor të qeverisë’, – thotë George Cazenove i Tullow Oil. ‘Kjo është arsyeja se pse janë më shpesh qeveritë se kompanitë ato që duan të ruajnë fshehtësinë e kushteve’. Në të vërtetë, ndonëse aktivistët bëjnë shumë zhurmë në lidhje me përgjegjësinë e shumëkombësheve, shumica e tyre pranojnë se ndikimi më i madh do të ndihej në shtetet me të cilat hyjnë në marrëdhënie. Publikimi i shumës që marrin qeveritë do të rrisë presionin mbi ta, për të treguar se si po shpenzohen paratë. Ata do të mund të bëhen edhe më përgjegjës nëse firmat do të detyrohen të bëjnë të njohur se pagesat që shkojnë për qeveritë qendrore, për ato rajonale dhe çfarë u shkon administratave lokale.
Një fushë tjetër e fokusit të OJQ-ve është struktura organizative. Sa më i komplikuar rrjeti i filialeve të një grupi, aq më e vështirë është për të huajt të ndjekin paratë, përfshirë edhe transfertat brenda grupit që mund të përdoren për të kanalizuar fitimet e vendeve me taksa shumë të ulëta.
Këtu, tabloja është e përzier. Ndërsa disa firma janë shumë transparente, të tjerët riorganizohen në hije. Jeffrey Gramlich i Institutit Hoops në Washington State University dhe Janie Whiteaker-Poe i Baylor University kanë identifikuar një fenomen që ata e quajnë ‘filiali i zhdukur’.
Duke ‘gërmuar’ të dhëna me kërkesë të Economist, ata gjetën një rritje të mprehtë që nga 2010 në numrin e firmave amerikane që reduktonin në mënyrë dramatike numrin e filialeve të cilat përfitonin nga taksat e ulëta që ata deklaronin. Në një rast ekstrem, Google raportoi më shumë se 100 njësi në 2009, por vetëm dy (të dyja në Irlandë) në 2012. “Google dëshiron të dijë çdo gjë për ju, por nuk dëshiron që ju të dini gjithçka në lidhje me të”, – thotë Chris Taggart i OpenCorporates, i cili mbledh dhe gërmon të dhëna mbi kompanitë.
Çfarë po ndodh? Përdorimi i vendeve që aplikojnë taksa të ulëta mund të ketë rënë pak, por kjo nuk e shpjegon një rënie të tillë të mprehtë. Ajo çka jep një shpjegim, thotë z. Gramlich, është rispecifikimi në masë i filialeve si jo ‘të rëndësishëm’. Në Amerikë, vetëm zotërimet materiale duhen deklaruar (ndërsa në, le të themi, Gjermani, duhet raportuar gjithçka). Firmat nuk do ta pranojnë kurrë këtë, por arsyeja e mundshme për këtë ripërcaktim është rritja e shqyrtimit të çështjeve të tyre tatimore. Lëvizja e tyre nëpër terr përkoi me rritjen e artikujve hetimorë rreth fitim – zhvendosjes nga shumëkombëshet. Jo i gjithë ripërcaktimi ka të ngjarë të jetë i ligjshëm, por kompanitë janë të gatshme ta ndërmarrin këtë rrezik: më e shumta që mund të gjobiten për mospublikimin e filialeve të rëndësishme është 100 dollarë në ditë.
Kompanitë kanë shumë ankesa në lidhje me revolucionin e deklarimit. Disa pretendojnë se transparenca ka kufij natyrorë. Argumenti ka tre pika. E para është se ajo mund të ishte e padrejtë për ata që detyrohen të deklarojnë duke qenë se ‘dorëzojnë’ kështu një avantazh konkurrues për rivalët joperëndimorë të cilët nuk u përmbahen standardeve të njëjtë. Simon Henry, zyrtari më i lartë financiar i Shell, argumenton se rregullat e transparencës së BE-së mund të dëmtojnë EITI, sepse ato nuk mbulojnë firmat e huaja të paregjistruara ose të kërkojnë nga qeveritë të justifikojë çdo pagesë të marrë. Së dyti, disa firma ankohen se rregullat e reja të transparencës i fusin ato në ngërç: duke ju bindur kërkesës së BE-së për të qenë të hapur, për shembull, mund të nënkuptojë thyerjen e ligjit, ndërsa operojnë në një vend që ndalon deklarimin. Argumenti i parë nënvizon nevojën për standarde globale. I dyti është i ‘interpretueshëm’: nën presion, ata përpiqen të identifikojnë vendet që sigurojnë drejtuesit të pajtohen me kërkesat e deklarimit perëndimor.
Argumenti i tretë është më i fortë: ata që përpiqen të nxjerrin kuptimin e tij do të jenë më të mirinformuar, por jo më të ditur. Debra Valentine e Rio Tinto e krahason me listat e gjata, por aspak të qarta të efekteve anësore që shoqërohen me ilaçet. A mundet raporti nga vendi në vend të sqarojë çfarë po ndodh në një grup që prodhon në Australi dhe Kanada, tregton nëpër Singapor dhe shet në Kinë, pyet ajo?
Pagesat e taksave të një firme mund të jenë jashtëzakonisht të ulëta, jo për shkak të mashtrimit tatimor, por për shkak të investimeve të larta të hapura dhe të gjithë mënyrave lehtësuese dhe uljeve. Ristrukturimi financiar mund të vështirësojë edhe më tej analizën e shifrave, thotë John Connors i Vodafone (e vetmja firmë që shënoi gjysmën e pikëve ose që performoi më mirë në të gjitha kategorive në raportin e TI).
Disa aktivistë të transparencës e pranojnë rrezikun e ‘mbytjes’ në të dhëna apo të krahasimit të mollës me portokallin. Britania, për shembull, tani kërkon që kompanitë e saj të deklarojnë të gjitha pagesat e huaja ndaj qeverive në më shumë se 86,000 paund (135,000 dollarë) – ekuivalentja e një individi që shpenzon pen. ‘Në mënyrë qesharake grimca’, – mërmërit një tjetër naftëtar.
Michael Meehan i Iniciativës Globale të Raportimit, e cila vendos standardet për raportimin korporativ mbi çështjet e mbijetesës, thotë se ai mund të shohë se pse kompanitë e mëdha kanë “lodhje të dhënash”. Detyrimi i tyre për të raportuar çdo pikë të vetme të të dhënave do të udhëheqë drejt një transparence më të vakët, dhe jo më të fortë, thotë ai. “Përgjegjësia po i kthehet sërish shoqërisë civile dhe medias që ta përdorin mirë informacionin që ato tashmë disponojnë, në vend që të kërkojnë më shumë”, thotë Jonas Moberg i EITI.
Nismat private të transparencës mund të ndihmojë në këtë drejtim. OpenCorprates përdor të dhëna të fragmentarizuara dhe teknologji të tjera për të mbledhur informacione nga regjistrat kombëtarë të korporatave dhe burime të tjera, duke i pastruar dhe duke bashkuar copëzat, kështu që marrëdhëniet brenda dhe midis familjeve të korporatave bëhen më të qartë. Ajo tani ka 80 milion kompani nga 100 vende në regjistrin e saj të të dhënave. Ndonjëherë ajo është viktimë e kërcënimeve të dhunës nga ata që dëshirojë të ruajnë fshehtësinë e firmave të tyre që shkelin ligjin, thotë z. Taggart.
Qeveritë, gjithashtu, kanë rolin e tyre për të luajtur. G20 e ka përqendruar analizën e tij pas idesë së regjistrave qendrore, duke u fokusuar në një mbikëqyrje më të mirë të informacionit mbi pronarët e korporatave. Vendet më ambicioze, si Britania dhe Danimarka, planifikojnë t’i bëjnë regjistrat e tyre publikisht të arritshëm. Disa po përqafojnë standardet e hapura të të dhënave. Britania, tashmë një udhëheqës botëror në aksesin e informacionit të regjistrimit të korporatave, të tilla si llogaritë financiare dhe informacionet e aksionarëve, do t’i vërë të gjitha të dhënat në dispozicion pa pagesë vitin e ardhshëm.
Tregohuni transparentë ose vuani nga rrjedhja e informacionit
Shumëkombëshet do të vazhdojnë të përfshihen në marrëveshje të dyshimta, dhe të ‘varrosin’ informacionin e papërshtatshëm financiar në ‘skutat’ e raporteve vjetore. Disa nxjerrës gjigantë japin premtime boshe për EITI ndërsa zvarrisin këmbët. Bota është ende përplotë me kompani ndërmjetëse të mjegullta.
Por drejtimi i udhëtimit është i qartë. Në transparencën e tatimit dhe kontratës, ka një perceptim të përgjithshëm se ndryshimi po afrohet, do apo s’do. Dhe shumë borde nuk tremben se transparenca është e keqe për biznesin. Në disa fusha, të tilla si përgjegjësitë sociale të korporatave, ka prova se ajo rrit çmimin e aksionit, duke sinjalizuar se menaxhimi po trajton rreziqet e fshehura, thotë George Serafeim nga Harvard Business School. Investitorët po i vlerësojnë gjithmonë e më shumë të mirat e reputacionit të transparencës dhe punonjësit dëshirojnë të punojnë për firma që janë udhëheqës në deklarim – dhe ç’është më e rëndësishmja, gjithmonë e më shumë prej tyre duket se e perceptojnë si detyrë të tyren qytetare të japin informacion nëse punëdhënësi i tyre është i fshehtë.