Transporti në Ballkan; Projekt për integrimin e rrjeteve mes rajonit dhe BE

22/02/2018 10:30 AM 0 komente

Një projekt i ri integrimit të rrjeteve të transportit mes Ballkanit dhe Bashkimit Europian pritet të sjellë donatore dhe mundësi financimi edhe në Shqipëri.

Integrimi progresiv i rrjeteve të transportit mes BE dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Mali të Zi, Serbisë dhe Kosovës, do të behet përmes komunitetit të transportit, një institucion që do të koordinojë projektet rajonale dhe zbatimin e legjislacionit europian për të gjitha llojet transporti, rrugor, detar, hekurudhor dhe ajror.

Selia është zgjedhur në Beograd dhe Shqipëria e firmosi traktatin në samitin për Ballkanin Perëndimor në Trieste. Traktati do të përfshijë mundësi financimi nga donatorë dhe Institucione Financuese Ndërkombëtare, në veçanti nëpërmjet Kuadrit të Investimeve të Ballkanit, tre janë projektet kryesore rrugore ku përfshihet Shqipëria.

“Korridori Adriatiko-Jonian, më tej është “Rruga 7″, që është lidhja e Prishtinës nëpërmjet Morinës me Portin e Durrës, si edhe Korridori 8”, tha, Thimio Plaku, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Tani per tani projekti i vetëm ku Shqipëria ka përfituar financime nga fondi i BE për Ballkanin Perëndimor është rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës. Fatura është rreth 90 milionë euro, një pjesë e së cilës është përfituar falas.

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of